Flash

VOA: Shqipëria bashkëhartuese me SHBA-të për çështjen e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB

Lapsi.al 5 February 2022
VOA: Shqipëria bashkëhartuese me SHBA-të për

Në Tiranë, kryeministri Edi Rama bëri sot të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur Shqipërinë si bashkëhartuese të qëndrimeve për çështjen e Ukrainës, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Që prej fillimit të këtij viti Shqipëria është anëtare jo e përhershme në këtë Këshill. Për zotin Rama, përgjedhja e Shqipërisë është një përgjegjësi e re dhe shumë e madhe, por dhe konfirmim i një pozite tjetër të vendit në arenën ndërkombëtare

“Kemi marrë konfirmimin përfundimtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse, ky është termi, në Këshillin e Sigurimit në Kombeve e Bashkuara lidhur me çështjen e Ukrainës”, njoftoi sot kryeministri Edi Rama në një konferencë të posaçme shtypi me në krah ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

Shqipëria bëhet kështu një partnere e veçantë e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit, për çështjen ndoshta më të nxehtë botërore të momentit, gjë e cila sipas zotit Rama është një vlerësim për qëndrimet dhe rolin që asaj i takon të luajë. Me pozicionin e saj si anëtar jo i përhershëm marrëdhëniet më Shtetet e Bashkuara, siç theksoi ai kanë marrë një dimension të ri, i cili pasurohet dhe me këtë fakt të ri. “Krijimi i këtij çifti SHBA dhe Shqipëri në Këshillin e Sigurimit për të qenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës është ndërmarrë për të garantuar një angazhim aktiv dhe të vazhdueshëm me nisma konkrete që të dyja vendet tanimë partnerë të ngushtë në këtë proces do të ndërmarrin”.

Nga ana e saj ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dha më shumë detaje rreth asaj që përfaqëson ky partneritet i ri me Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit. “Eshtë një bashkëautorësi me SHBA-të në veprimet e Këshillit të Sigurimit që përkthehet konkretisht në një sërë hapash dhe veprimesh. Vendet tona do të bashkëpunojnë ngushtë në mënyrë të pandërprerë përmes kësaj mundësie në lidhje me këtë çështje, do të ndajnë informacion në mënyrë prioritare dhe do të jenë në origjinë të çdo nisme që lidhet me këtë temë, me thirrjen e takimeve, me përgatitjen e projekteve të para për deklarime për shtyp. Siç është rregulli, bashkëhartuesit janë të parët që flasin për çështjen në fjalë në takimet e Këshillit të SIgurimit”, shpjegoi zonja Xhaçka.

Në politikën e saj të Jashtme, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, por dhe Nato, ku Shqipëria është anëtare, janë partnerët kryesorë me të cilët vendi ka linjëzuar qëndrimet e veta. Në rastin e Ukrainës, të qenit bashkëhartuese në krah të Uashingtonit e bën akoma dhe më të prerë pozicionin e Tiranës. “Qëndrimet tona janë publike, janë të qarta, janë të drejta besoj unë. Ne nuk kemi asnjë problem në marrëdhëniet tona bilaterale me Rusinë. Rusia nuk është një vend armik i Shqipërisë, por ne kemi një ndarje shumë të qartë në këtë pikë”, nënvizoi ai. Për kryeministrin shqiptar, i cili pas 10 ditësh pritet të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit Blinken në Uashington, “bisedimet janë rruga e gjetjes së të gjitha arsyeve të mundshme të imagjinueshme për të dialoguar dhe për të kërkuar me durim pikat e përbashkëta, edhe pse ato janë në dukje tejet të vështira për tu gjetur”./VOA

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46