Flash

Mika është emri i tretë i konfirmuar që do të prezantojë Eurovizionin e këtij viti

Lapsi.al 5 February 2022
Mika është emri i tretë i konfirmuar që do të

Mika është emri i tretë i konfirmuar që do të prezantojë Eurovizionin e këtij viti.

Ylli i hitit “Grace Kelly” do t’i bashkohet Laura Pausinit dhe Alessandro Cattelan ne tri netët e festivalit europian që do të mbahet në datat 10 deri më 14 maj.

Lajmi u bë i ditur gjatë Festivalit Muzikor të Sanremos në Itali, kur të tre prezantuesit u ngjitën së bashku në skenë.

“Më shumë se kurrë besoj në rëndësinë e një komuniteti ndërkombëtar, në vlerën tonë të përbashkët. Unë besoj në bashkimin e njerëzve, në shembjen e mureve për të festuar ngjashmëritë dhe dallimet tona. Ne mund ta bëjmë atë falë muzikës, e cila është forma më universale e të shprehurit. Eurovizioni është ky dhe shumë më tepër. Unë e kam parë që kur isha fëmijë, e gjithë familja do të mblidhej për finalen e madhe. Një herë në vit, më shumë se 40 vende ndajnë të njëjtat emocione, pavarësisht historisë apo situatës politike: i bashkon muzika. Është një nder emocionues të jesh një nga mjeshtrit e ceremonisë në këto net fantastike”.

Konkursi i këngës së këtij viti do të zhvillohet në Torino, Itali, pasi Maneskin mori pjesë në festival vitin e kaluar.

Të këshilluara

Vijon përplasja virtuale mes Kim dhe Kanye

Kanye West iu kundërpërgjigj Kim Kardashian, ndërsa çifti i ndarë vazhdoi të grindej në internet për një video të TikTok që shfaq vajzën e tyre, North. “Çfarë k...

09:43

Gigi Hadid flet për ndarjen nga këngëtari

Modelja e njohur Gigi Hadid ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës 'Instyle'. Gjatë intervistës , Gigi duke mos dhënë asnjë emër është ndalur te mësim...

16:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI