Flash

Porti i Durrësit arrin rekorde përpunimi, pranë kapacitetit maksimal

Lapsi.al 4 February 2022
Porti i Durrësit arrin rekorde përpunimi, pranë kapacitetit

Volumet e larta të përpunimit të mallrave në portin e Durrësit gjate 2021 rriten të ardhurat me ritme të larta si me vitin 2020 ashtu edhe me periudhën para pandemisë. Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual, të ardhurat më 2021 kanë arritur në  2,8 miliardë lekë ose 48%  më shumë se 2019 dhe 12% më shumë se ne 2020. Fitimi para tatimit  është rritur me 26.55%, po krahasuar me vitin 2020. Përpunimi i mallrave në portin e Durrësit gjatë vitit 2021 ka njohur rritje të ndjeshme, duke arritur pothuajse në kufijtë e shfrytëzimit maksimal të kapaciteteve përpunuese  që ky port ofron në kushtet aktuale, atë të 5 milionë tonë/vit.

Referuar të dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës, gjatë periudhës  janar- dhjetor 2021 në portin më të madh në vend janë përpunuar 4,438,611 tonë mallra, 9% më shumë se në vitin 2019, përpara pandemisë. Sipas të dhënave statistikore të APD-së, aktiviteti përpunues në të 4 terminalet portuale është rritur krahasimisht me vitin 2020, kur ishin prezente masat kufizuese anti-Covid, por edhe me të njëjtën periudhë të vitit 2019-të dhe atë 2018-ës, që respektivisht kanë rezultuar në bilance vjetore me : 3,881,976 tonë (2020), 4,072,543 tonë (2019), 3,614,606 tonë (2018). Burimet zyrtare pohuan se mirëadministrimi i të ardhurave, likuiditeteve dhe shërbimeve janë disa prej  indikatorëve që kanë ndikuar në këtë performancë financiare të një prej kompanive shtetërore më të mëdha në vend.

Divizioni i Financës dhe Administrimit në Autoritetin Portual Durrës bën të ditur se ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë performancë ekonomiko-financiare janë:

  • Politika tarifore të adaptuara me tregun rajonal dhe Europian;
  • Mirëadministrimi i shërbimeve në Terminalin e Konteinerëve;
  • Mirëmenaxhimi i likuiditeteve ndërthurur dhe me menaxhimin rigoroz të debitorëve duke siguruar një rritje të arkëtimeve;
  • Ulja e nivelit të humbjeve për shpenzime në ujë dhe energji për subjektet të cilët operojnë në territorin e APD-së;
  • Mirëadministrimi i të ardhurave përkundrejt shpenzimeve në lekë dhe valutë./MONITOR

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46