Flash

Meta: Rritja e çmimit të karburanteve dhe energjisë do të ketë pasoja shkatërruese

Lapsi.al 4 February 2022
Meta: Rritja e çmimit të karburanteve dhe energjisë do të

Presidenti i Republikës Ilir Meta këtë të premte ka reaguar sërish në lidhje me rritjen e çmimit të karburanteve. Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se rritja e çmimeve ka pasoja shkatërruese afatshkurtra dhe afatgjata për qytetarët shqiptarë dhe ekonominë kombëtare. Ndër të tjera, kreu i shtetit thekson se këto janë treguesit e vërtetë për kapjen e shtetit.

Duke vlerësuar konstatimin e “Konfindustria” se rritja e pajustifikuar e çmimeve është tregues i qartë i pranisë së karteleve, monopoleve dhe oligopoleve në treg, i bashkohem propozimit për ngritjen urgjente të një Komisioni Parlamentar për hetimin e shkaqeve dhe rolit të munguar të institucioneve ekzekutive dhe rregulltore përgjegjëse, me tipare të qarta të “kapjes së shtetit” dhe pranisë së korrupsionit në nivelet më të larta. Boll me justifikime të pavlera! Koha për të shpëtuar shqiptarët nga varfëria dhe Shqipërinë nga falimenti është tani!", shkruhet në postimin e presidentit.

Kujtojmë se çmimi i naftës është rritur ndjeshëm dhe po kap shifrat e afro 200 lekëve, duke arritur një rekord të ri. Një litër naftë blihet me 193 lekë nga 187 lekë sa ishte në tetor, ndërsa benzina me 195 lekë. Ndërkohë që gazi ka arritur në 94 lekë, nga 82-89 lekë që është luhatur deri më tani. Në më pak se një vit kjo është hera e shtatë që çmimet e hidrokarbureve rriten në Shqipëri.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Zonat bregdetare mbeten në ndikimin e motit të kthjellët përgjatë gjithë 24_orëshit. Sipas MeteoAlb zona e ulët dhe malore do të kenë alternime kthjellimesh dhe...

07:49

Flakët shkrumbojnë banesën në Selenicë

Një banesë është shkrumbuar nga flakët mesditën e kësaj të enjtje në Selenicë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin fshatin Velçë, Selenicë, ...

15:09

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46