Flash

Dakota Johnson pjesë e gjigandit Marvel me rolin e “Madame Web”.

Lapsi.al 4 February 2022
Dakota Johnson pjesë e gjigandit Marvel me rolin e “Madame

Pas suksesit masiv të “Spider-Man: No Way Home”, Sony po kërkon të zgjerojë personazhet e “Marvel”-it, duke bërë pjesë të saj aktoren e famshme, Dakota Johnson për të luajtur në filmin “Madame Web”.

Sipas ET, aktorja, e cila njihet më tepër për rolin e saj në filmin erotik “Fifty Shades Of Grey”, do të jetë femra e parë superhero në filmat e “Spider-Verse”.

Që nga viti 2019, burime të ndryshme treguan se Sony Pictrues po punonte në zhvillimin e një filmi të përqendruar në Madame Web. Pra, ky raport i ri na tregon se projekti ka vazhduar të ecë përpara dhe se është çështje kohe që të kemi më shumë detaje rreth vizionit që Sony Pictures ka për këtë personazh në botën e kinemasë.

E themi këtë sepse në seritë komike dhe të animuara, Madame Web është një grua e moshuar që vuan nga “myasthenia gravis”, për këtë arsye ajo është e lidhur me një sistem mbështetjeje për jetën që duket si një rrjet merimange. Për shkak të kësaj gjendjeje dhe moshës së saj, Madame Web shmangi luftimet në favor të përdorimit vetëm të fuqive të tilla si telepatia, mprehtësia dhe projeksioni astral.

Johnson po kalon gjithashtu një vit mbresëlënës në karrierën e saj, duke fituar vlerësimin e kritikëve për performancën në filmin “The Lost Daughter të Maggie Gyllenhaal”. Ajo gjithashtu luajti dhe prodhoi dy filma që së fundi u shfaqën premierë në Sundance, “Am I Ok?” dhe “Cha Cha Real Smooth”.

Të këshilluara

Çmimet Bafta, kush kryeson në nominime

Çmimet britanike më të rëndësishme për kinematografinë kanë publikuar zyrtarisht nominimet. Epika fantastiko-shkencore “Dune”, një përshtatje madhështore e r...

11:14

Shfaqjet televizive që për pak sa u anuluan

Vlerësimet, keqmenaxhimi, mungesa e besimit ose puna jo fort e mirë janë disa nga arsyet që rrezikuan një pjesë të serialeve më të njohur sot në botë. Këto prod...

16:50

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI