Flash

Whoopi Goldberg po përballet me reagime të ashpra pasi tha se Holokausti “nuk kishte të bënte me racën”

Lapsi.al 3 February 2022
Whoopi Goldberg po përballet me reagime të ashpra pasi tha se

Whoopi Goldberg po përballet me reagime të ashpra pas një prononcimi të saj në një emision në SHBA se Holokausti “nuk kishte të bënte me racën”.

Aktorja e njohur ishte shprehur se gjenocidi nazist ndaj hebrenjve përfshinte “dy grupe njerëzish të bardhë”.

66 vjeçarja, fituese e çmimit Oscar, e cila është pjesë e emisionit të famshëm amerikan “The View” në Abc News qe prej vitit 2007 u tha bashkë-prezantuesve të saj:

“Jam e habitur që ishte kjo që ju bëri të mos ndiheni rehat, fakti që kishte pak lakuriqësi. Dua të them, bëhet fjalë për Holokaustin, vrasjen e gjashtë milionë njerëzve, por kjo nuk ju shqetësoi? Nëse do ta bëni këtë, atëherë le të jemi të sinqertë për këtë. Sepse Holokausti nuk ka të bëjë me racën. Jo, nuk ka të bëjë me racën”, tha aktorja.

Bashkë prezantuesi Joy Behar vuri në dukje se nazistët i cilësonin hebrenjtë si një një racë tjetër.

Por Goldberg tha: “Por nuk ka të bëjë me racën. Nuk ka të bëjë. Ka të bëjë me anën çnjerëzore te njeriut ndaj njerëzve të tjerë.”

“Por bëhet fjalë për supremacinë e bardhë,” u përgjigj bashkë-prezantuesja Ana Navarro. “Ka të bëjë me persekutimin e hebrenjve, ciganëve dhe romëve.”

Ajo i tundi me kokë dikujt pas kamerës ndërsa muzika me temën e emisionit luhej për të sinjalizuar një pushim reklamash.

Emisioni u kritikua për përhapjen e dezinformatave të rrezikshme dhe një sërë kritikash shënjestruan dhe aktoren për deklaratën e saj.

Aktorja më vonë kërkoi falje.

Të këshilluara

A do të ketë vijimësi Big Brother Vip?

në “Pardon my French” të Top Albania Radio ishin të ftuara motrat Lori dhe Sara Hoxha, producente te “Big Brother VIP”. Lori ka folur për suksesin e formatit d...

11:07

Ndahet nga jeta aktorja italiane, Monica Vitti

Monica Vitti ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Ajo lindi në Romë më 3 nëntor 1931. Në vitin 1953 ajo u diplomua në Akademinë e Artit Dramatik në Silvio D’...

10:47

Ndërron jetë aktorja e njohur italiane

Aktorja e njohur italiane,Monica Vitti ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare. Lajmi u bë i ditur për fansat nga politikani dhe regjisori  Walter Veltron i ci...

15:26

Rita Ora pozon për ‘Vogue Arabia’

Këngëtarja e njohur Rita Ora prej javësh është bërë së fundmi pjesë e revistës “Vogue Arabia” për muajin shkurt. Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Rita k...

15:13

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI