Flash

Shfaqjet televizive që për pak sa u anuluan

Lapsi.al 3 February 2022
Shfaqjet televizive që për pak sa u anuluan

Vlerësimet, keqmenaxhimi, mungesa e besimit ose puna jo fort e mirë janë disa nga arsyet që rrezikuan një pjesë të serialeve më të njohur sot në botë. Këto prodhime pothuajse u ndërprenë para se të bëheshin hit.

1. La Casa de Papel (Money Heist)

Para se seriali spanjoll të shfaqej premierë në Netflix, u transmetua në një rrjet televiziv lokal në Spanjë. Fillimisht u prit mirë, po më pas u konsiderua një shfaqje e dështuar për shkak të vlerësimeve të dobëta më vonë. Kasti dhe ekipi pranuan se ishte një dështim derisa Netflix fitoi të drejtat e tij. Pasi Netflix zgjodhi serialin, ai bëri bujë në mbarë botën. Shfaqja me 15 episode u nda në 22 episode më të shkurtra për Netflix, ku u prit shumë mirë, aq sa krijuesit duhej ta çonin përpara historinë dhe të krijonin më shumë sezone.

2. Friends

Gjashtë miqtë e famshëm ndoshta nuk do të ishin kurrë çfarë janë sot, nëse NBC do ta ndërpriste. Rrjeti nuk i pëlqeu fare seritë pilot dhe mendoi se ishte "jo shumë argëtues, i zgjuar apo origjinal". NBC mendoi se shfaqja ishte menduar për audiencën shumë të re (Gen Z), kishte nënkuptime seksuale dhe personazhe mesatarisht të pëlqyeshëm.

3. Game of Thrones

Episodi pilot i “Game Of Thrones” ishte aq i keq sa HBO e refuzoi. Krijuesve David Benioff dhe D.B. Weiss iu desh ta rixhironin, të punësonin një regjisor të ri, Tom McCarthy, të zëvendësonin Tamzin Merchant me Emilia Clarke dhe Jennifer Ehle me Michelle Fairley (Catelyn Stark) dhe të rixhironin 90% të episodit sërish. Ata të dy ranë dakord që ajo që kishin xhiruar nuk ishte puna më e mirë.

4. Breaking Bad

“Breaking Bad” e pati të vështirë të transmetohej në TV. Disa rrjete të mëdha, përfshirë HBO, e refuzuan serialin. Pse? Sepse menduan se ishte shumë i ngjashëm me "Weeds". HBO nuk donte një shfaqje në lidhje me një tregtar të metamfetaminës. Por AMC besoi dhe sa mirë bëri!

5. The Big Bang Theory

“The Big Bang Theory” që u transmetua për 12 sezone dhe mori çmime të shumta Emmy, nuk mundi t'i bënte përshtypje askujt me episodin pilot. Në pilotin e parë, Penny nuk ekzistonte.

Të këshilluara

A do të ketë vijimësi Big Brother Vip?

në “Pardon my French” të Top Albania Radio ishin të ftuara motrat Lori dhe Sara Hoxha, producente te “Big Brother VIP”. Lori ka folur për suksesin e formatit d...

11:07

Ndahet nga jeta aktorja italiane, Monica Vitti

Monica Vitti ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Ajo lindi në Romë më 3 nëntor 1931. Në vitin 1953 ajo u diplomua në Akademinë e Artit Dramatik në Silvio D’...

10:47

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI