Flash

Një urë historike në Holandë do të çmontohet që të kalojë superjahti i Jeff Bezos

Lapsi.al 3 February 2022
Një urë historike në Holandë do të çmontohet

Një urë historike në Roterdam të Holandës do të çmontohet në mënyrë që të kalojë superjahti që është ndërtuar për miliarderin dhe themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.

Jahti luksoz është ndërtuar nga firma holandeze Oceanco. Ky mjet lundrimi është 127 metra i gjatë dhe shumë i lartë për të kaluar nën urën Koningshaven.

Një zëdhënës i kryebashkiakut të Roterdamit konfirmoi çmontimin e urës historike për të kaluar jahti, teksa theksoi se e gjithë fatura do të paguhet nga Bezos.

“Është e vetmja rrugë për në det”, tha zëdhënësi i kryebashkiakut. Agjencia e lajmeve AFP citoi zyrën e kryetarit të bashkisë së Roterdam të thoshte se vendet e punës që u krijuan për ndërtimin e superjahtit nxitën miratimin e këtij plani, duke u zotuar se ura do të rindërtohet në formën aktuale.

Të këshilluara

A do të ketë vijimësi Big Brother Vip?

në “Pardon my French” të Top Albania Radio ishin të ftuara motrat Lori dhe Sara Hoxha, producente te “Big Brother VIP”. Lori ka folur për suksesin e formatit d...

11:07

Ndahet nga jeta aktorja italiane, Monica Vitti

Monica Vitti ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Ajo lindi në Romë më 3 nëntor 1931. Në vitin 1953 ajo u diplomua në Akademinë e Artit Dramatik në Silvio D’...

10:47

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI