Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Një shqiptar i vdekur në Belgjikë, banorët gjejnë trupin e 38-vjeçarit në fund të shkallëve të pallatit

Lapsi.al 3 February 2022
Një shqiptar i vdekur në Belgjikë, banorët gjejnë

Një tjetër shqiptar është gjendur i vdekur në Belgjikë në rrethana shumë të dyshimta. Trupi i tij u gjet në Roeselare, në një pallat në qendër të qytetit. Shërbimet e urgjencës u thirrën në orën 05:00 të mëngjesit të djeshëm, 2 shkurt. Kur shkuan në vendin e ngjarjes ata gjetën trupin e 38-vjeçarit në fund të shkallëve. Fqinjët thanë se dëgjuan një zhurmë gjatë natës. Disa banorë shkuan të shikonin se çfarë kishte ndodhur dhe gjetën trupin e pajetë të një burri në fund të shkallëve.

"Burri kishte lëndime në pjesën e pasme të kokë," tha prokurori Tom Janssens.

Ekspertët mjeko-ligjorë po bëjnë ekspertizën e vendit të ngjarjes.

"Ne e konsiderojmë këtë një vdekje të dyshimtë dhe jemi në pritje të rezultateve të para të hetimit," tha një nga ekspertët.

Pak ditë më parë, në Antwerp të Belgjikës, u vra 39-vjeçari shqiptar Bledar Muça, mik u fisit Çapja në Elbasan.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Territori shqiptar do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të vendit. Sipas MeteoAlb parashikohet që vranësirat më t...

07:44

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46