Flash

Meteorologia detrohet të bëjë parashikimin e motit me bebin e saj në krahë (Video)

Lapsi.al 3 February 2022
Meteorologia detrohet të bëjë parashikimin e motit me bebin e saj

Meteorologia Rebecca Schuld, e cila raporton parashikimin e motit në CBS 58 Neës ka punuar si një pjesë e mirë e botës gjatë pandemisë: nga shtëpia. Që do të thotë, i duhej të dilte drejtpërdrejt për të folur rreth temperaturave ndërkohë që kujdesej për bebushen e saj, vetëm 13 javëshe.

Meteorologia mbante në krahë të voglën ndërkohë që fliste për motin, por çfarë ka bërë xhiron e botës është reagimi i bebit të quajtur Fiona. Sikur ta dinte që mamit i duhej të dilte në ekran, bebushja ia doli të qëndronte si profesioniste pa u grindur asnjë sekondë, ndonëse sapo ishte zgjuar nga gjumi. "Më ndanin vetëm disa minuta nga puna dhe bebi u zgjua. Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta merrja me vete dhe të dilnim të dyja. Producenti më pa pak çuditshëm, por unë isha shumë e sigurtë sepse e dija si do të sillej ajo. Sapo ishte zgjuar nga gjumi dhe ishte e lumtur. Isha e bindur!"- tregon Rebecca.

Videoja është bërë shpejt virale dhe shpërndarë në rrjete sociale ku meteorologia përgëzohet për mesazhin që transmetoi në fund të gjithë kësaj. "Kjo është jeta e vërtetë. Këtë po bëjnë të gjithë. Njerëzit duhet të punojnë, fëmijët e tyre mund të jenë sëmurë, apo të jenë duke qarë aty përtej kompjuterit të punës. Eshtë një sfidë më vete kur ke fëmijë, por është diçka që po e bëjmë të gjithë. Pse duhet t'i fshehim?"

Të këshilluara

A do të ketë vijimësi Big Brother Vip?

në “Pardon my French” të Top Albania Radio ishin të ftuara motrat Lori dhe Sara Hoxha, producente te “Big Brother VIP”. Lori ka folur për suksesin e formatit d...

11:07

Ndahet nga jeta aktorja italiane, Monica Vitti

Monica Vitti ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Ajo lindi në Romë më 3 nëntor 1931. Në vitin 1953 ajo u diplomua në Akademinë e Artit Dramatik në Silvio D’...

10:47

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI