Flash

David Beckham: Vakti që ka ngrënë Victoria për 25-vite

Lapsi.al 3 February 2022
David Beckham: Vakti që ka ngrënë Victoria për 25-vite

Victoria Beckham me sa duket ka ngrënë të njëjtën vakt pothuajse çdo ditë për 25 vite.

Ylli i futbollit, David Beckham, foli për zakonet e të ngrënit të gruas së tij, duke treguar se prej që ai e takoi, Victoria ha vetëm peshk të pjekur në skarë dhe perime në avull.

“Unë kam shumë neps për ushqimin dhe verën, kur ha diçka të mrekullueshme, dua që të gjithë ta provojnë. Fatkeqësisht, jam i martuar me dikë që ka ngrënë të njëjtën gjë për 25 vitet e fundit. Që kur e takova, ajo ka ngrënë vetëm peshk të pjekur në skarë, perime në avull, dhe shumë rrallë ka hequr dorë nga kjo rutinë.”- u shpreh ai.

David tha se kishte një rast në të cilin gruaja e tij mori diçka nga pjata e tij, dhe kjo ishte kur ajo ishte shtatzënë me vajzën e tyre, Harper. Ai e përshkroi ngjarjen si diçka të mahnitshme.

“E vetmja herë që ajo ndoshta ka ngrënë diçka që ka qenë në pjatën time ishte në fakt kur ajo ishte shtatzënë me Harper dhe kjo ishte gjëja më e mahnitshme. Ishte një nga mbrëmjet e mia të preferuara. Nuk e mbaj mend se çfarë ishte, por e di që ajo nuk e ka “prishur dietën” më që atëherë”- tha ai.

Duket se përkundër historisë së saj muzikore, Victoria nuk është në të vërtetë një vajzë erëzash, shkruan “Unilad”.

Victoria ka treguar më parë se nuk konsumon ushqim të gatuar në vaj, gjalpë apo salca dhe nuk ha mish të kuq apo bulmet. Ajo pranoi se ushqimi i saj i preferuar ishte një copë bukë e thekur me drithëra integrale me kripë dhe se ditëlindjet ajo i feston duke ngrënë torta që kanë në përbërje fruta.

Të këshilluara

A do të ketë vijimësi Big Brother Vip?

në “Pardon my French” të Top Albania Radio ishin të ftuara motrat Lori dhe Sara Hoxha, producente te “Big Brother VIP”. Lori ka folur për suksesin e formatit d...

11:07

Ndahet nga jeta aktorja italiane, Monica Vitti

Monica Vitti ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Ajo lindi në Romë më 3 nëntor 1931. Në vitin 1953 ajo u diplomua në Akademinë e Artit Dramatik në Silvio D’...

10:47

Ndërron jetë aktorja e njohur italiane

Aktorja e njohur italiane,Monica Vitti ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare. Lajmi u bë i ditur për fansat nga politikani dhe regjisori  Walter Veltron i ci...

15:26

Rita Ora pozon për ‘Vogue Arabia’

Këngëtarja e njohur Rita Ora prej javësh është bërë së fundmi pjesë e revistës “Vogue Arabia” për muajin shkurt. Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Rita k...

15:13

Ndahet nga jeta Anastas Kristofori

Anastas Kristofori është shuar në moshën 78-vjeçare. Anastas Kristofori ishte shumë i njohur në të gjithë Shqipërinë, kryesisht për rolin e Perikliut në komedi...

14:58

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI