Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Berisha: Ambasada ruse po na kërcënon, parlamenti duhet të shprehë solidaritet me Ukrainën

Lapsi.al 3 February 2022
Berisha: Ambasada ruse po na kërcënon, parlamenti duhet të

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ambasada ruse në Tiranë i ka dërguar Shqipërisë një letër kërcënuese duke e cilësuar fyerje për çdo shqiptar. Berisha theksoi në Kuvend se shteti i vetëm që ka heshtur për situatën në Ukrainë është Shqipëria duke kërkuar miratimin me urgjencë të një rezolute në solidaritet me këtë vend.

“Dënoj letrën kërcënuese të ambasadës ruse në Tiranë drejtuar Shqipërisë dhe dua të theksoj se letra është një fyerje dhe kërcënim për çdo shqiptar. Është rrjedhojë fund e krye e kapitullimit të argatit të Beogradit në Tiranë para një shantazhi primitive të paprecedentë me të cilët përballet bota e lirë. Sot Rusia tejkalon si forcë e të keqes çdo forcë në kërcënim që ka njohur historia. Kërcënon të përdorë armë bërthamore kundër vendeve të lira.

Konsideron vende të tjera dhe përpiqet të shkatërrojë NATO. Vendi i vetëm që ka heshtur është një vend që ka një qeveri të drejtuar nga argati i Beogradit. Parlamenti duhet me urgjencë të votojë një rezolutë ku të shprehë solidaritetin e plotë me Ukrainën. Traktati i Budapestit, vendet zotohen që këtij vendi nuk do i preken kufijtë. Nëse më dëgjon.

Mos në ndërhy të lutem.  E mora fjalën për replikë por ky është një problem madhor. Sot parlamenti është zgjuar i kërcënuar me një letër nga ambasada ruse. Ju bëni sikur nuk ka ndodhur gjë. Çfarë presim ne? Apo presim leje nga Vuçiç. Ndërpritet fjala kur po mbroj një interes kombëtar. Çfarë të drejte ka ambasada ruse të vërë ultimatum. Gangsterizmi më i madh i kohërave. E keqja më e madhe e kohërave është kërcënimi”, tha Berisha.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Territori shqiptar do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të vendit. Sipas MeteoAlb parashikohet që vranësirat më t...

07:44

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46