Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Vodafone Albania çertifikohet sërish si rrjeti më i mirë mobile dhe fiks në Shqipëri

Lapsi.al 2 February 2022
Vodafone Albania çertifikohet sërish si rrjeti më i mirë

Umlaut, një prej kompanive ndërkombëtare, lider në testimin e cilësisë së infrastrukturave digjitale, ka publikuar rezultatet e testimeve më të fundit të kryera në Shqipëri, për rrjetin celular dhe fiks. Bazuar në këto testime, Vodafone Albania rezulton të ketë marrë pikët më të larta për të gjithë treguesit e performancës së rrjeteve në Shqipëri.

Certifikimi i Vodafone Albania si rrjeti më i mirë celular në vend vjen për të pestin vit radhazi, ndërsa vlerësohet edhe për rrjetin fiks për të dytin vit.

Për drejtoreshën e përgjithshme të Vodafone Albania, Katia Stathaki, ky certifikim është tregues i qartë se Vodafone Albania vazhdon të jetë zgjedhja nr. 1 e klientëve në Shqipëri. “Jemi shumë krenarë për këtë arritje e certifikim nga kompania Umlaut, reputacioni dhe standardet e larta të të cilit njihen në të gjithë botën. Këto çmime janë më shumë se thjesht një certifikatë. Për ne si Vodafone, ato dëshmojnë edhe një herë tjetër se Vodafone Albania është zgjedhja nr.1 e klientëve shqiptarë. E megjithatë, fakti që jemi më të mirët nuk duhet të na mjaftojë. Do të vazhdojmë të zhvillohemi, me më shumë investime në teknologji dhe infrastrukturë. Do të vijojmë të jemi gjithnjë e më të angazhuar e të përkushtuar për t’i ofruar komunikimin e dëshiruar çdo klienti që ka besuar tek Vodafone”, u shpreh znj. Stathaki.

Umlaut ka analizuar cilësinë e rrjetit celular në Shqipëri, duke testuar performancën e shërbimeve në nivel kombëtar. Bazuar në testimet e kryera, rezultatet e Vodafone Albania theksojnë edhe një herë standardin e lartë në cilësinë e shërbimeve të ofruara nga kjo kompani në Shqipëri.

Vodafone Albania ka qenë dhe do të jetë gjithmonë pionier në sjelljen e teknologjive të reja në treg, 3G, 4G dhe së shpejti, edhe 5G. Kjo arritje në testet e performancës së rrjetit është rezultat i investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit dhe angazhimit maksimal të kompanisë, për të garantuar cilësinë dhe shërbimin më të mirë celular dhe fiks në tregun shqiptar.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46