Flash

Aktorja e njohur pezullohet nga emisioni pas komenteve për Holokaustin

Lapsi.al 2 February 2022
Aktorja e njohur pezullohet nga emisioni pas komenteve për Holokaustin

Aktorja e njohur, Whoopi Goldberg është pezulluar së fundmi  nga emisioni “The View” pas komenteve për  Holokausti-n.

Gjatë një diskutimi në lidhje me vendimin e një bordi shkolle në Tennessee për të ndaluar romanin grafik të Holokaustit,“Maus”, Golberg u shpreh se Holokausti nuk ka të bëjë me racën.“Le të jemi të sinqertë, Holokausti nuk ka të bëjë me racën, nuk është. Bëhet fjalë për natyrën çnjerëzore të njeriut ndaj njeriut, për këtë bëhet fjalë. Këta [nazistët dhe hebrenjtë] janë dy grupe njerëzish të bardhë,” tha ajo në “The View” të hënën. "Po dilni nga tema. Le të flasim për çfarë është në të vërtetë. Ka të bëjë me mënyrën se si njerëzit e trajtojnë njëri-tjetrin. Është një problem. Nuk ka rëndësi nëse jeni të zinj apo të bardhë, hebrenj…të gjithë hanë njëri-tjetrin",tha ajo . Menjëherë pas këtij diskutimi, përmes një deklarate, presidentja e  ABC News, Kim Goldwin, tregoi se aktorja është pezulluar përkohësisht dhe se kërkoi ndjesë publikisht.“Duke hyrë në fuqi menjëherë, unë do të pezulloj Whoopi Goldberg për dy javë për komentet e saj të gabuara dhe lëndueseNdërkohë që Whoopi ka kërkuar falje, unë i kam kërkuar asaj që të gjejë kohë për të reflektuar dhe mësuar për ndikimin e komenteve të saj. E gjithë ABC News qëndron në solidaritet me kolegët, miqtë, familjen dhe komunitetet hebrenj", u shpreh presidentja. Gjithashtu organizatat, Auschwitz Memorial dhe StopAntisemitism.org janë shprehur të revoltuar për komentin e saj.

 

Të këshilluara

Fytyra e re e Balenciaga, Kim Kardashian

Kim Kardashian sapo zyrtarizoi dashurinë e saj për Balenciaga. Ylli, e cila ka marrë një sërë pamjesh nga drejtoresha kreative e labelit, Demna Gvasalia gjatë ...

11:23

Reagon Mozzik pas kritikave të Big Brother

Në “Big Brother VIP Albania” banorët u surprizuan nga reperi i njohur Mozzik, i cili dha performancën e tij në fund të mbrëmjes. Ndërkohë, gjatë qëndrimit të ti...

09:29

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI