Flash

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

Merrnin deri në 300 mijë lekë për xhamat e zinj të makinave, disa të arrestuar

Lapsi.al 1 February 2022
Merrnin deri në 300 mijë lekë për xhamat e zinj të

Policia jep detaje nga arrestimi i zyrtarëve të Drejtorisë së Transportit Rrugor dhe mjekut të familjes në Tiranë, pasi akuzohen për korrupsion me xhamat e zinj të makinave.

Sipas bluve të kryeqytetit, zyrtarët e Transportit Rrugor dhe mjeku i familjes u premtonin dhe u siguronin disa shtetasve nga Tirana dhe Durrësi certifikata përshtatshmërie për xhamat e errësuar të automjeteve, kalimin e kontrollit teknik të mjeteve dhe pajisjen me dokumente mjekësore për mospërdorimin e rripit të sigurimit, kundrejt shpërblimit monetar nga 10.000 – 30.000 lekë të rinj.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Xhamat e errësuar”.

 

 

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Finaciar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vihen në pranga 7 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Finaciar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të hetimeve dhe në funksion të procedimit penal të regjistuar dy muaj më parë, si rezultat i veprimeve të kryera bënë ndalimin e shtetasve:

– Q. D., 31 vjeç, banues në Domje, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

– E. R., 34 vjeç, banues në Sallmone, Durrës, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim, me detyrë administrator në një servis për veshje xhamash të errësuar;

– E. Z., 26 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim”, punonjës në servisin për veshjen e xhamave të errësuar;

– Y. G., 61 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, me detyrë punonjëse në një agjenci sigurimesh;

– A. F., 38 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, me detyrë administrator në agjencinë e targimit të automjeteve në Xhafzotaj;

– A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave shëndetësore nga personi që ka për detyrë lëshimin e tyre”, me detyrë mjek pranë Qendrës Shëndetësore Kamzë;

– Z. N., 27 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, me detyrë specialist në Qendrën e Kontrollit Teknik pranë DRSHTRR Durrës.

Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit R. A., 22 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mënyrë të kundërligjshme, u premtonin dhe u siguronin disa shtetasve nga Tirana dhe Durrësi, certifikata përshtatshmërie për xhamat e errësuar të automjeteve, kalimin e kontrollit teknik të mjeteve dhe pajisjen me dokumente mjekësore për mospërdorimin e rripit të sigurimit, kundrejt shpërblimit monetar nga 10.000 – 30.000 lekë të rinj.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Territori shqiptar deri në orët e mesditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe res...

07:55

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46