Flash

Kritikat pas anulimit të eventit në Las Vegas ndikojnë në gjëndjen emocionale të Adele

Lapsi.al 1 February 2022
Kritikat pas anulimit të eventit në Las Vegas ndikojnë në

Pasi anuloi shfaqet në Las Vegas së fundmi, raportohet se këngëtarja Adele ndodhet mjaft keq dhe e ‘shkatërruar’.

Shumë fansa, që kishin udhëtuar nga e gjithë bota, u trishtuan kur këngëtarja shpjegoi me lot në sy arsyen se përse duhet të anulonte shfaqet.

“Gjysma e stafit tim … janë të prekur nga Covid dhe ishte e pamundur të zhvilloja shfaqjen. Jam shumë e mërzitur dhe jam shumë e turpëruar”, shpjegoi ajo mjaft e prekur.

Teksa fansat iu ‘vërsulën’, mësohet se Adele po e vuan shumë reagimin e tyre të ashpër.

Një burim thotë: “Adele nuk është në gjendje të mirë, ajo mezi ha dhe mezi fle. Shtyrja e shfaqjes nuk ishte një vendim që ajo e mori lehtë dhe thjesht nuk është mësuar me një reagim të tillë dhe me sulme kaq të hidhura nga fansat. Ajo është shumë e ndjeshme dhe nuk është dikush që mund t’i kalojë kollaj fare kritika kaq të ashpra”.

Nga ana tjetër, familja e Adele kërkon që ajo të rikthehet në Britani.

Burimi vazhdon: “Familja e Adele, veçanërisht mamaja e saj, me të cilën ajo është shumë e afërt, po e lusin që të kthehet në shtëpi. Nëna e saj mund ta shohë se sa e brishtë është ajo dhe i ka thënë se ka nevojë për ngushëllimin dhe dashurinë e tyre. Nga ana tjetër, Adele është krenare që është britanike por është shumë e hidhëruar që fansat e saj nga Mbretëria e Bashkuar janë mjaft të zhgënjyer me të”.

Të këshilluara

Reperi i njohur heq dorë nga muzika

Reperi i njohur, 50 Cent, ka ndarë së fundmi një lajm të trishtë për fansat e tij. Përmes rrjetit të tij social,Instagram, reperi ka zbuluar  se pas lancimit...

17:45

Rihanna,shtatzanë për herë të parë

Këngëtarja e njohur, Rihanna është shtatzënë për herë të parë me reperin A$AP Rocky. Çifti u fotografua në Nju Jork gjatë fundjavës, ku ajo u shfaq e veshur ...

17:04

George Clooney, fans i aktorit të njohur

George Clooney ka zbuluar së fundmi se është fans i aktorit, Ben Affleck. Në një intervistë për "Deadline", George deklaroi se  Ben meriton më shumë çmime ...

15:03

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI