Flash

Travis Baker dhe Kourtney Kardashian, Romeo dhe Juliet e kohëve moderne

Lapsi.al 31 January 2022
Travis Baker dhe Kourtney Kardashian, Romeo dhe Juliet e kohëve moderne

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker po e shfaqin romancën e tyre si "Romeo and Juliet". Ata deklaruan publikisht se "do të vdisnin" për njëri-tjetrin përmes një postimi në instagram.

"Unë do të vdisja për ty", shkroi Barker në një foto pasionante ku shfaqet me të fejuarën e tij.

“Ej ti, unë do të vdisja për ty”, shkroi Kardashian në koment, duke i bërë jehonë ndjenjës së tij.

"Nëse dashuria ime nuk është e tillë, nuk e dua", shkroi Dustin Tyler në seksionin e komenteve. Kardashian – e cila ndan tre fëmijë, Mason, 11, Penelope, 9 dhe Reign, 7, me ish-in Scott Disick – i tha “po” propozimit madhështor të Barker në tetor 2021. Dasma e tyre e ardhshme do të shënojë udhëtimin e tretë të Barker-it në altar. Ai ishte i martuar më parë me Melissa Kennedy nga 2001 në 2002 dhe me Shanna Moakler nga 2004 në 2008. Barker ka dy fëmijë, djalin Landon, 18 vjeç dhe vajzën Alabama, 15 vjeç, me Moakler. Nëna e Kardashian, Kris Jenner, së fundmi bëri shaka për çiftin gjatë një paraqitjeje në "The Ellen DeGeneres Show".

"Epo, ju ndiheni sikur nuk ekzistoni kur edhe ata të dy janë në dhomë, nuk dimë çfarë të bëjmë me veten," tha mamaja, 66 vjeç.

“Kërkoj një dollap ku të fshihem dhe diku të shkoj”, vazhdoi ajo, përpara se të pranonte se dyshja janë “çifti më i lezetshëm” dhe “të krijuar vërtetë për njëri-tjetrin”.

Të këshilluara

George Clooney, fans i aktorit të njohur

George Clooney ka zbuluar së fundmi se është fans i aktorit, Ben Affleck. Në një intervistë për "Deadline", George deklaroi se  Ben meriton më shumë çmime ...

15:03

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI