Flash

Shkarkohet nga detyra prokurorja e Dibrës

Lapsi.al 31 January 2022
Shkarkohet nga detyra prokurorja e Dibrës

Belina Zeneli, prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër është shkarkuar nga detyra. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar kërkesën e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimi e Zenelit.

Nga hetimi I saj rezultoi se ajo kishte zvarritur disa akte procedural përgjatë periudhës 2013-2021. Në njoftim thuhet se veprimet e saj kanë cenuar imazhin e organit të akuzës duke ulur besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

"Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi sot kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për dhënien e masës disiplinore “shkarkim nga detyra” për prokuroren B.Z. e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër. Hetimi ndaj magjistrates nisi pas ankesës së depozituar në ILD nga Prokurori i Përgjithshëm.

Nga hetimi disiplinor që përfshiu punën e magjistrates në periudhën 2013-2021, u konkludua se veprimet dhe mosveprimet e prokurores përbëjnë mospërmbushje të pajustifikuar dhe të përsëritur të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuara të akteve procedurale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga ana e magjistratëve.

Magjistratja ka kryer të njëjtën shkelje, gjatë periudhës kohore 2013- 2021, duke bërë që shkelja të jetë vazhduese. Veprimet e magjistrates B.Z. kanë sjellë pasoja në dhënien e drejtësisë dhe kanë cënuar imazhin e  organit të akuzës duke ulur besimin e publikut tek drejtësia.

Ato përbëjnë shkelje shumë të rëndë disiplinore, që diskrediton pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë i propozoi Këshillit të Lartë të Prokurorisë masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “dh” dhe neni 111, pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neni 148/d, pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, masë që u pranua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë", shkruhet në njoftim.

Të këshilluara

Hapet rruga për në Rinas

Sot është rihapur segmenti Qafë-Kashar- Rinas për qarkullimin e automjeteve. ARRSH bën me dije se me datë 2 shkurt do të nisin punimet në segmentin Ahmetaq-Rina...

10:30

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Vendi ynë deri në orët e pasdites do të paraqitet në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në zonat malore. Sipas MeteoAlb por në orët e në vijim...

07:45

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI