Flash

Lezhë/ Prodhim narkotikësh dhe pjesë e bandës së drogës, arrestohet 33-vjeçari i dënuar me 14 vite burg

Lapsi.al 31 January 2022
Lezhë/ Prodhim narkotikësh dhe pjesë e bandës së

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion policor, në kuadër të të cilit u bë e mundur arrestimi i shtetasit Fatjon Marku, të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ai ishte dënuar në mungesë me 14 vite burg nga GJKK për ngritjen e një laboratori droge në Has në 2018.

Shtetasi Fatjon Marku,  është kapur nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar si pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin F. K. Ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, ndërsa pas disa minutash ndjekjeje u bë e mundur ndalimi i mjetit. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, policia gjeti dhe dhe sekuestroi një thikë dhe 1 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë.

Në përfundim të veprimeve u procedua penalisht edhe drejtuesi i mjetit, shtetasi F. K., për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Të këshilluara

Hapet rruga për në Rinas

Sot është rihapur segmenti Qafë-Kashar- Rinas për qarkullimin e automjeteve. ARRSH bën me dije se me datë 2 shkurt do të nisin punimet në segmentin Ahmetaq-Rina...

10:30

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Vendi ynë deri në orët e pasdites do të paraqitet në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në zonat malore. Sipas MeteoAlb por në orët e në vijim...

07:45

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI