Flash

Komisioni i Rithemelimit prezanton kandidatët fitues të Primareve

Lapsi.al 31 January 2022
Komisioni i Rithemelimit prezanton kandidatët fitues të Primareve

Komisioni i Rithemelimit prezanton kandidatët fitues të Primareve.

Sipas ish-liderit demokratik Sali Berisha, kandidatë janë të propozuar nga baza e partisë.

"Asnjëri nga këta zotërinj që shihni këtu, nuk janë kandidatë të Sali Berishës apo të Komisionit të Rithemelimit të PD në kuptimin statusor, pra të propozimit të tyre. Janë të propozuarit e bazës, që kanë mbështetjen totale të Komisionit të Rithemelimit dhe Sali Berishës. Kjo është diferenca e madhe.

Kjo i bën këto primare, më demokratiket të zhvilluara në ndonjë vend dhe mund t’u them se dita e djeshme shënoi aplikimin e një standardi të paparë, që nuk ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri. Dita e djeshme shënoi shkëputjen përfundimtare të PD nga praktikat jotransparente, të dyshimta, praktikat e errëta të përdorura në 8 vite nga Lulzim Brava dhe shënoi mbajtjen e një premtimi të bërë anëtarësisë së PD, 4 muaj më parë dhe të sanksionuar në statutin e kësaj partie në Kuvendin e Rithemelimit më 11 dhjetor. Të drejtën e anëtarëve për të përzgjedhur përfaqësuesit e tyre në qeverinë vendore, në parlament, në degët e tyre, por edhe kryeministrin e tyre", u shpreh Berisha.

Kandidatët fitues janë:

Bashkia Vorë- Lulzim Vrana

Bashkia Shkodër- Bardh Spahia

Bashkia Durrës- Ardian Muka

Bashkia Dibër- Premtim Kryemadhi

Bashkia Lushnjë- Elton Bano

Rrogozhinë- Hekuran Xhani

Vijon...

Të këshilluara

Shkarkohet nga detyra prokurorja e Dibrës

Belina Zeneli, prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër është shkarkuar nga detyra. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar kërkesën e Inspektoratit...

12:25

Hapet rruga për në Rinas

Sot është rihapur segmenti Qafë-Kashar- Rinas për qarkullimin e automjeteve. ARRSH bën me dije se me datë 2 shkurt do të nisin punimet në segmentin Ahmetaq-Rina...

10:30

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI