Flash

Cili është programi që Xhemi është bërë pishman

Lapsi.al 31 January 2022
Cili është programi që Xhemi është bërë

Xhemi Shehu ka moderuar një mori programesh siç është “Portokallia”, “E Diell” etj. Por moderimi i “The Voice Kids 1” i ka lënë një shije shumë të hidhur moderatores.

Teksa ishte e ftuar në programin “Ëndërrtjerrësit”, Xhemi cilësoi “The Voice Kids” si spektaklin që nuk do të donte ta prezantonte.

“Është programi që jam bërë pishman, nuk ka dalë mirë, madje dhe ju e keni harruar që e kam bërë. Kam pasur eksperiencë jo fort të këndshme”.

Mesa duket Xhemi qenka penduar shumë.

Nga ana tjetër, ajo përmendi edhe “Portokallinë”. Spektaklin e humorit, ajo e cilësoi si programin që do i thoshte “PO” gjithnjë.

“Do ta mbaja gjithë jetën, pa dyshim”, tha moderatorja teksa ishte e ftuar tek “Ëndërrtjerrësit”.

Pas Portokallisë, ajo foli edhe për “E Diell”.

Xhemi Shehu e nisi karrierën e saj si velinë ku më pas spikati mjaft edhe si moderatore. Asaj i janë besuar projekte të mëdha, që kanë korrur sukses siç është rasti i Portokallisë.

E ftuar në program ishte dhe mikesha e ngushtë e saj, Arbana Osmani, ku gjithashtu rrëfeu të pathëna nga karriera e saj si prezantuese.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i njohur

Aktori i njohur Morgan Stevens ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare. Një burim i afërt me aktorin ka treguar për mediat se ai nuk ishte parë apo dëgjuar pre...

11:44

Jason Mamoa , pjesë e "Fast and Furious'

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktori i njohur Jason Momoa  do të jetë pjesë e filmit të ardhshëm 'Fast and Furious'. Sipas "Deadline", aktori mu...

11:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI