Flash

9 granata dore gjenden në Prizren, shpërthehet njëra prej tyre

Lapsi.al 31 January 2022
9 granata dore gjenden në Prizren, shpërthehet njëra prej tyre

Nëntë granata dore janë gjetur mëngjesin e së dielës në Prizren. Policia kosovare njofton se granatat nuk ishin të shpërthyera.

Kjo ka vendosur në lëvizje dhe ushtrinë e Kosovës, të cilët ngritën një perimetër sigurie për të bërë shpërthim të telekomanduar.

FSK arriti të shpërthejë një prej granatave, ndërsa 8 të tjerat u tërhoqën për trajtim të mëtejshëm.

“Prizren 30.01.2022 – 08:50.Njësitet policore pas pranimit të informatës nga dëshmitari mashkull kosovar për mjete të dyshuara të pashpërthyera, kanë dalë në vendin e ngjarjes në të cilin dyshohet se janë nëntë (9) mjete të pashpërthyera, granata dore. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, në vendin e ngjarjes ka bërë shpërthimin e një granate në mënyrë të kontrolluar ndërsa tetë (8) të tjera i kanë tërhequr në mënyrë të sigurtë për trajtimin të mëtejshëm”, ka bërë të ditur policia.

Të këshilluara

Hapet rruga për në Rinas

Sot është rihapur segmenti Qafë-Kashar- Rinas për qarkullimin e automjeteve. ARRSH bën me dije se me datë 2 shkurt do të nisin punimet në segmentin Ahmetaq-Rina...

10:30

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Vendi ynë deri në orët e pasdites do të paraqitet në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në zonat malore. Sipas MeteoAlb por në orët e në vijim...

07:45

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI