Flash

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Voltana Ademi tërhiqet nga gara për kryebashkiake

Lapsi.al 29 January 2022
Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Voltana Ademi tërhiqet nga gara për

Voltana Ademi është tërhequr nga gara për kryetare të bashkisë Shkodër. Mësohet se ajo nuk do të kandidojë në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen me 6 Mars. Ademi ka konfirmuar lajmin me anë të një deklarate ku jep edhe arsyet e tërheqjes nga gara.

"Unë jam kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës. Për shkak të këtij pozicioni, të pozicioneve të mëparshme publike që më janë besuar por edhe për shkak të angazhimit tim dhjetëravjeçar në Partinë Demokratike, kam vendosur të mos marr pjesë në "primaret" që do të zhvillohen me 30 janar 2022 për përcaktimin e kandidatit për kryetar bashkie në Shkodër. Gjykoj se futem në garë me një avantazh përballë të gjithë kolegëve të tjerë, për arsyet që përmenda më sipër. Unë jam në mbështetje të çdo demokrati, të strukturave ndaj të cilave unë ndjehem e detyruar për vlerësimin në vijimësi. Voltana Ademi nuk i shmanget asnjë sfide, por brenda familjes sonë politike, duhet të jemi të gjithë të barabartë në mes të barabartëve, të kemi mundësitë dhe hapësirat tona për të dhënë kontribut për PD- në, Shkodrën e Shqipërinë", shkruan ndër të tjera Ademi.

Kujtojmë se Ademi është shfaqur së fundi krah lëvizjes së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI