Flash

William Levy zyrtarisht single

Lapsi.al 28 January 2022
William Levy zyrtarisht single

Tashmë është një lajm zyrtar por aspak i këndshëm për fansat e kësaj dysheje fantastike! William Levy dhe Elizabeth Gutiérrez i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre shumëvjeçare.

Ky lajm ka shtangur të gjithë fansat e tyre. Ka qenë vetë aktori i mirënjohur, William Levy ai i cili ka dhënë lajmin e papritur.

Aktori ka publikuar një status në Instagram, ku ndër të tjera shkruan se së bashku me Elizabeth do të vazhdojnë të jenë prindërit më të mirë për fëmijët e tyre.

“Ne duam t’ju bëjmë të ditur se pasi e menduam mirë, kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë. Por ne do të vazhdojmë të jemi familja e bukur që jemi dhe prindërit më të mirë për fëmijët tanë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, -shkruhej në postim.

Por aktori ka habitur sërish. Ai ka fshirë këtë postim pas disa minutash, ku më pas ka shpërndarë një tjetër Instastory:“Jam gati për kapitullin e ri në jetën time!

Nga ana tjetër, aktorja e njohur nuk ka bërë asnjë reagim.

Të këshilluara

Kanye West: Pete vuan nga SIDA

Reperi i njohur, Kanye West di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ai ka habitur me deklaratën e fundit që ka lëshuar kundrejt aktorit të humori...

13:50

Paris Hilton pajtohet me aktoren e njohur

Së fundmi, Paris Hilton zbuloi se është pajtuar me aktoren, Lindsay Lohan me të cilën ka pasur një grindje të gjatë. Në një episod të “Bravo’s Watch What Hap...

09:29

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI