Flash

Shqipëria e treta në Europë, për varësinë e lartë nga burimet e rinovueshme të energjisë më 2020

Lapsi.al 28 January 2022
Shqipëria e treta në Europë, për varësinë e

Për arsye të mungesës se diversifikimit të burimeve prodhimit të energjisë në këto 30 vitet e fundit, Shqipëria renditet e treta në Europë për varësinë më të lartë nga burimet e rinovueshme. Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se, në vitin 2020 burimet e rinovueshme të energjisë përbënin 37% të konsumit bruto të energjisë elektrike në BE , nga 34% në 2019, ndërsa Shqipëria e ka 100 % këtë varësi duke u renditur e treta të pas Norvegjisë dhe Islandës, të cilat mbulojnë nevojat e konsumit vendas me energji të rinovueshme dhe janë suficitare përkatësisht 113 dhe 102.7%. Energjia e erës dhe hidrocentralet përbënin mbi dy të tretat e totalit të energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme (përkatësisht 36% dhe 33%) ne BE. Një e treta e mbetur e energjisë elektrike erdhi nga energjia diellore (14%), biokarburantet e ngurta (8%) dhe burime të tjera të rinovueshme (8%).

Energjia diellore është burimi me rritje më të shpejtë: në vitin 2008, ajo përbënte vetëm 1% të energjisë elektrike të konsumuar në BE. Ndryshe nga këto vende, Shqipëria e ka të përqendruar prodhimin e energjisë së rinovueshme në hidrocentrale, teksa nismat për prodhimin e energjisë nga dielli dhe nga era kanë mbetur në vend. Ndër vendet anëtare të BE-së, më shumë se 70% e energjisë elektrike të konsumuar në vitin 2020 është prodhuar nga burime të rinovueshme në Austri (78%) dhe Suedi (75%).

Prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme ishte gjithashtu i lartë dhe përbënte më shumë se gjysmën e energjisë elektrike të konsumuar në Danimarkë (65%), Portugali (58%), Kroaci dhe Letoni (të dyja 53%). Në anën tjetër të shkallës, pjesa e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme ishte 15% ose më pak në Maltë (10%), Hungari dhe Qipro (të dyja 12%), Luksemburg (14%) dhe Çeki (15%), Kosova me vetëm 5.3 % dhe Moldavia me vetëm 3.1%. Përdorimi i energjisë së rinovueshme ka shumë përfitime të mëdha në mjedis, që përfshin zvogëlim të emetimeve të gazrave serë, diversifikimin e furnizimeve të energjisë dhe një varësi të ulët nga tregjet e karburanteve fosile (në veçanti, nafta dhe gazi).

Rritja e burimeve të ripërtëritshme të energjisë mund të stimulojë gjithashtu punësimin në BE, përmes krijimit të vendeve të punës në teknologjitë e reja ‘të gjelbra’.

Vendet e BE-së kishin synim që energjia nga burimet e rinovueshme të zinte 20% të konsumit të saj bruto të energjisë përfundimtare deri në vitin 2020. Në fund të vitit 2019 ky synim u realizua 19.7%, krahasuar me 9.6% në 2004.

Ky zhvillim pozitiv është nxitur nga objektivat që u bënë të detyrueshme ligjërisht për rritjen e pjesës së energjisë nga burimet e rinovueshme të miratuara nga Direktiva 2009/28 e BE mbi promovimin e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme.

Ndërsa BE-ja, si një e tërë është në rrugën e duhur për të përmbushur objektivat e saj të vitit 2020, disa Shtete Anëtare do të duhet të bëjnë përpjekje shtesë për të përmbushur detyrimet e tyre në lidhje me dy synimet kryesore: pjesën e përgjithshme të energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin e përgjithshëm bruto të energjisë./ MONITOR

https://www.monitor.al/shqiperia-e-treta-ne-europe-per-varesine-e-larte-nga-burimet-e-rinovueshme-te-energjise-me-2020/

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Orët e paradites do të paraqiten në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në zonat malore. Por në orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet që vranësir...

07:43

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI