Flash

Veliaj injoranti që do të mashtrojë edhe me Platonin

Lapsi.al 28 January 2022
Veliaj injoranti që do të mashtrojë edhe me Platonin

Për të justifikuar nofkën raciste “konviktorë” e cila shënjon studentët që banojnë në Qytetin Studenti, Erion Veliaj përmendi Platonin. Sipas tij, Platoni paskësh thënë që kush nuk merr pjesë në politikë është idiot. Në fakt Platoni s’e ka thënë asgjëkund diçka të tillë pasi, kush ka minimumin e njohurive politike e di mirë se, ai ishte për një politikë aristokratike, ku të drejtën e vendimmarrjes do ta kishte vetëm sëra e zgjedhur e filozofëve, jo demosi. Po që Erion Veliaj është injorant ka qenë e kuptueshme edhe përpara kësaj mufke – mjafton të lexosh fjalitë e tij të varfra në leksik, budallaqe në përmbajtje dhe plot emoji.

Lexo me tej:

E rëndësishme në këtë rast është se Veliaj është mishërim i pushtetarit që qeveris për të pasuruar veten dhe ortakët e tij oligarkë. Dhe meqë jemi te Platoni, për këtë të fundit shteti oligarkik “nuk është një, por dy, ai i të varfërve dhe ai i të pasurve, që banojnë në të njëjtin vend dhe komplotojnë vazhdimisht njëra palë kundër palës tjetër.”

Fatkeqësisht Platoni nuk ka plotësisht të drejtë pasi në oligarkinë bashkëkohore të Ramës, Veliajt, ndërtuesve të kullave dhe uzurpuesve të publikes, i vetmi komplot është ai i të pasurve kundër të varfërve. Të parët, të pangopur me vjedhjen dhe shfrytëzimin e të dytëve, gjejnë kohë edhe t’i përçmojnë si “konviktorë” e “katundarë”.

Kjo do të vazhdojë deri ditën kur ne – shumësia e paanë e njerëzve të nëpërkëmbur – të zëmë hunjtë e sfurqet, si në Athinën e moçme, për të dëbuar oligarkët dhe vendosur demokracinë.

Marre nga Facebook i autorit Arlind Qori

Të këshilluara

Një propozim që mund ta shpëtojë Bashën

Minimalisht ti je në dijeni të faktit se si me gjithë përpjekjet e bëra, nuk arrite të mbushësh as sallën e Pallatit të Kongreseve me demokratë të thjeshtë e jo...

15:40

Si mund të jetë Ballkani pa amerikanët?

“Me deklaratat e tij të fundit, ku ai e përcakton bashkimin e Shqipërisë me Kosovën në Shqipërinë e Madhe si synimin kryesor të karrierës së tij politike, kryem...

15:16

Raportet e vërteta të Bashës me SHBA-në

Prej më shumë se dy muajsh Lulzim Basha përdor SHBA-në si kalin e tij të betejës ndaj Sali Berishës. Fabula e tij është kjo: Sali Berisha është shpallur non-gra...

12:58

Leximi i pashmangshëm i Lea Ypit

Libri i Lea Ypit, “Të lirë: Të rritesh në fund të historisë”, është një xhevahir i rrallë letrar që të ngacmon thellësisht si emocionin, edhe mendimin. Autorja ...

16:21

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI