Flash

Meta reagon për sulmet kibernetike: Model i neveritshëm, përdoret kundër mediave kritike ndaj qeverisë dhe bashkisë së Tiranës

Lapsi.al 28 January 2022
Meta reagon për sulmet kibernetike: Model i neveritshëm, përdoret

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për sulmet kibernetike ndaj sistemeve të disa prej mediave në Shqipëri. Meta e ka konsideruar këtë si një “model të neveritshëm” që përdorej kundër atyre mediave që kritikojnë qeverinë dhe bashkinë e Tiranës. Kreu i shtetit ka ndarë thirrjen e rrjetit “Safe Journalists” të cilët kanë kërkuar hetim të thelluar për të zbuluar se kush qëndron pas sulmit që u është bërë ditët e fundit mediave: Lapsi, Dosja.al, Syri e Sport Ekspres, Meta shtoi se këto lloj sjelljesh ndaj medias meritonin ndëshkim ligjor dhe më poshtë solli në vëmendje edhe raportet ndërkombëtare për lirinë e medias në Shqipëri.

Reagimi i plotë nga presidenti Ilir Meta:

Solidarizohem me shqetësimin serioz të komunitetit të gazetarëve të pavarur, vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe dënoj me ashpërsi sulmet kibernetike dhe presionet e gjithëanshme ndaj disa mediave online kritike me Qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës. Ky model i neveritshëm i dhunimit të lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së medias, që synon vendosjen e tyre nën kontroll nëpërmjet presionit, dhunës e shantazhit, në shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjeve dhe Konventave ku aderon vendi ynë, meriton nga drejtësia një përgjigje të qartë dhe të menjëhershme ligjore. Duke sjellë në vëmendje regresin vit pas viti të Shqipërisë në raport me lirinë e medias, pa garantimin e së cilës nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, i ftoj organizatat më prestigjoze botërore e europiane të gazetarëve të mbështesin kolegët e pavarur dhe kurajozë shqiptarë, të cilët si gjithmonë do të më kenë në krah në përpjekjet e përbashkëta për demokratizimin dhe europianizimin e plotë të vendit.

Dhunimi në rritje i lirisë së mediave ka ndihmuar në rritjen dramatike të korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Të gjithë të bashkohemi për lirinë e medias dhe të refuzojmë orkestruesit e dhunës dhe censurës!

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Orët e paradites do të paraqiten në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në zonat malore. Por në orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet që vranësir...

07:43

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI