Flash

Meta në konferencë për mediat: Të ulet niveli i borxhit ose do të shkaktojë krizë serioze në vend

Lapsi.al 28 January 2022
Meta në konferencë për mediat: Të ulet niveli i borxhit ose

Presidenti i republikës, Ilir Meta ka dalë këtë të premte në një konferencë për mediat ku është ndalur tek problemet në lirinë e mediave si dhe te rritja e nivelit të borxhit publik në Shqipëri. Meta është shprehur se objektivi kryesor i politikës ekonomike duhet të jetë kthimi sa më parë i raportit të borxhit borxhi publik në rrugë rënëse përndryshe do të shkaktojë një krizë serioze në vend.

Më tej ai tha se vlera reale e borxhit në fund të vitit 2021 parashikohet që të arrijë në më shumë se 84% në rastin më të mirë.

“Objektivi kryesor i politikës ekonomike duhet të jetë kthimi sa më parë i raportit të borxhit ndaj PBB në një rrugë rënëse, përndryshe niveli i borxhit në vitet në vazhdim do shkaktojë një krizë serioze, duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë e financave publike. Edhe ligji i buxhetit për 2022 nuk bëri transparent nivelin real të borxhit të 2021, si dhe një vlerësim të të gjitha risqeve dhe mbi këtë bazë marrjen e masave parandaluese për uljen e tij. KLSH vlerëson se stoku i borxhit të raportuar për vitin 2020, që mbartet te 2021, paraqitet i nënvlerësuar. Në llogaritjen e stokut të borxhit për 2021 do duhej të paraqiteshin të gjitha borxhet e prapambetura. Vlera reale e borxhit në fund të vitit 2021 mund të llogaritet më shumë se 84% të PBB. Këtu nuk janë përfshirë detyrimet e reja, detyrimet e nënhuasë, risku në rritje i portofolit të PPP me mbështetje buxhetore, risku i normave të interesit, që vazhdon të jetë i konsiderueshëm, risku i zgjatjes së situatës pandemike.

Projektet e PPP i kanë lejuar qeverisë të ndërmarrë investime të reja klienteliste, me një rritje të menjëhershme të borxhit, por aty janë ato, për t’u paguar nga qytetarët. Angazhimet financiare do të ndikojnë në qëndrueshmërinë e financave publike, duke shtuar rreziqet fiskale. Maturimi i borxhit, raportet e borxhit të jashtëm, marrëdhëniet mes borxhit dhe të ardhurave tatimore, etj, janë tregues shumë të rëndësishëm për të vlerësuar qëndrueshmërinë e borxhit”, tha Meta.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Orët e paradites do të paraqiten në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në zonat malore. Por në orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet që vranësir...

07:43

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI