Flash

A do të rikthehet Travis Scott në skenë pas tragjedisës së Astroworld

Lapsi.al 28 January 2022
A do të rikthehet Travis Scott në skenë pas tragjedisës

10 viktima u regjistruan nga koncerti famëkeq ‘Astroworld’ i reperit të njohur, Travis Scott vetëm dy muaj më parë. Që nga ai moment, Travis është tërhequr nga çdo koncert i mundshëm. Mirëpo, së fundmi në rrjet po qarkullon një peticion i fansave të reperit, të cilët duan që Travis të ngjitet në skenën e festivalit “Coachella” vitin e ardhshëm. Në peticion kërkohet që të rishikohet vendimi për Travis. Deri më tani janë mbledhur gati 70 mijë nënshkrime.

“Pasi Coachella hoqi padrejtësisht Travis Scott për Harry Styles, ata duhet të bëjnë gjënë e duhur dhe ta ricaktojnë menjëherë”, shkruhet në peticion.

Fansat mendojnë se është padrejtësi që reperi mos të shfaqet në skenën e “Coachella”. Gjithashtu, ata theksojnë se reperi nuk ka asnjë faj për tragjedinë që ndodhi në Hjuston, në koncertin e tij ku humbën jetën 10 persona e u plagosën shumë të tjerë. Por, cili do të jetë vendimi i reperit pas ksaj tragjedie që tronditi botën? Travis ka zgjedhur të pushojë e të mos kthehet në tregun muzikor me asnjë projekt momentalisht. Së shpejti, ai pritet të bëhet sërish baba, pasi partnerja e tij Kylie Jenner është shtatzënë. Sa i takon karrierës së tij, ende nuk dihet se ç’mund të ndodhë me ‘fatin’ e Travis.

Të këshilluara

Paris Hilton pajtohet me aktoren e njohur

Së fundmi, Paris Hilton zbuloi se është pajtuar me aktoren, Lindsay Lohan me të cilën ka pasur një grindje të gjatë. Në një episod të “Bravo’s Watch What Hap...

09:29

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI