Flash

Berisha: Nëse doni të bëhemi seriozë, hetoni Bashën e Ramën

Lapsi.al 27 January 2022
Berisha: Nëse doni të bëhemi seriozë, hetoni Bashën e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në seancën e sotme plenare raportin e Transparency International për korrupsionin në Shqipëri. Berisha tha se nëse vendi do të bëhet serioz në luftën kundër korrupsionit duhet në nisë duke hetuar kreun e qeverisë Edi Rama dhe kreun e demokratëve Lulzim Basha.

“Në trajtimin e korrupsionit, Parlamenti duhet të ndalet në dy krerët e Meduzës. Rama i akuzuar nga Organizata për Bashkëpunimin dhe Sigurinë në Evropë për larjen e 200 milionë eurove në zonat offshore që nuk e përgënjeshtroi kurrë. Jo më pak Lul Brava që u hetua nga Prokuroria e Tiranës për larje parash dhe iu mbyll hetimi.”

Po ashtu, lideri historik i demokratëve u ndal tek protesta e banorëve të “5 Majit” për të cilët tha se askush nuk foli me ta edhe pse protestuan para Kuvendit për tre orë. Berisha kërkoi që të ngrihet një komision hetimor për të hetuar Ramën dhe Bashën për rastin.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI