Flash

Serialet jo-anglishtfolëse duket se po bëhen gjithnjë e më të pëlqyera në Netflix

Lapsi.al 26 January 2022
Serialet jo-anglishtfolëse duket se po bëhen gjithnjë e më

Serialet jo-anglishtfolëse duket se po bëhen gjithnjë e më të pëlqyera në Netflix. Sezoni i parë i ‘Squid Game' është prodhimi i tij televiziv më i suksesshëm i të gjitha kohërave. Megjithatë, platforma nuk ndalet së kërkuari për fenomene të reja dhe një prej tyre është edhe ‘Kafe me aromë gruaje’ ('Café con aroma de mujer'), me protagonistë William Levy-n (si Sebastian) dhe Laura Londoño (si Gaviota).Sezoni i parë i 'Café con aroma de mujer' u rendit sërish javën e kaluar në krye të serialeve më të ndjekur në Netflix me 96.36 milionë orë shikime midis 17 dhe 23 janarit, duke përsëritur të dhënat e javës së mëparshme dhe duke mposhtur çdo serial në anglisht.

Telenovela kolumbiane e krijuar nga Adriana Suarez, bazuar në serialet homonime të viteve '90, tashmë është futur në Top 10 të serialeve më të ndjekur në Netflix, ndërsa ka vetëm 28 ditë në platformë, dhe numëron në total 301 milionë orë shikime.

'Café con aroma de mujer', fillimisht e shkruar nga Fernando Gaitán dhe interpretuar në vitin 1995 në versionin original nga Margarita Rosa de Francisco dhe Guy Ecker, pati disa versione në vitet e mëvonshme. Rikujtojmë “Kur ti të jesh e imja”, me Silvia Navarron dhe Sergio Basáñez, si Paloma dhe Diego, telenovelë që u kthye në fenomen edhe në vendin tonë.

Versioni tjetër i interpretuar nga Angélica Rivera dhe Eduardo Yáñez (si Gaviota dhe Rodrigo) ishte “Destilando amor” ose përshtatur në shqip “Dashuri dhe tekila”.

Të këshilluara

Kim Kardashian refuzon të flas për Kanye

Kim Kardashian nuk është duke komunikuar me ish-bashkëshortn e saj 44-veçar Kanye West. Ylli I “Keeping Up With the Kardashians” thjesht dëshiron të ec pëpara b...

10:56

Ndërron jetë aktori i njohur turk

Aktori i njohur turk Ayberk Pekcan ka ndërruar jetë në moshën 51 vjecare. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga mediat e huaja. Sipas tyre, aktori vuant...

18:44

Ndërron jetë djali i aktorit Michael Madsen

Djali i  aktorit  Michael Madsen, Hudson , ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare. Ai dyshohet se ka kryer  vetëvrasje pasi u gjet i vdekur nga një plagë me a...

16:36

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI