Flash

Rama: 118 milionë euro për bujqësinë, 6 mijë përfitues nga garancia sovrane

Lapsi.al 26 January 2022
Rama: 118 milionë euro për bujqësinë, 6 mijë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria ka alokuar 118 milion euro nga Banka Europiane për të ndihmuar sektorin e bujqësisë. Në një takim me fermerët, kreu i qeverisë prezantoi garancinë sovrane në dispozicion të fermerëve për të financuar kolateralin e kredive të bujqësisë, pjesë e paketës mbështetëse prej 4 miliardë lekësh. Në konferencën e mbajtur për shtyp me ministren e Bujqësisë Frida Krifca, kryeministri tha se janë 6 mijë përfitues nga kjo garanci sovrane.

"Me Bankën Evropiane alokuam 118 milion euro për të ndihmuar sektorë jetikë si bujqësia dhe turizmi duke lehtësuar financimin e tyre. Ky mekanizëm hapi rrugën e një qasje në financa për agrobiznesin nëpërmjet një linje kredie dhe ndarjes së riskut. Dhe ajo që kemi sot para syve nuk është një arsye për të qenë plotësisht të kënaqur, por për të qenë të bindur se kjo është rruga. Janë 6 mijë përfitues nga fondi i garancisë. Mbetet ende në dispozicion një pjesë e konsiderueshme e fondit.

Vihet në dispozicion një fond tjetër për të vazhduar në këtë rrugë të kreditimit të bujqësisë. Sot Shqipëria i ka të gjitha rastet e suksesit dhe shembujt për të demonstruar jo më me fjalë por me vepra se cila është rruga e të ardhmes në zhvillimin rural të vendit”, tha Rama.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Sipas MeteoAlb: Vala e të ftohtit gradualisht do të filloj të largohet nga vendi ynë duke bërë që temperaturat e ajrit të pësojnë rritje në të dyja vlerat di...

07:47

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI