Flash

Elton John rezulton pozitiv me COVID-19, detyrohet të ndërpresë turneun

Lapsi.al 26 January 2022
Elton John rezulton pozitiv me COVID-19, detyrohet të ndërpresë

Koncertet e artistit Elton John në ‘American Airlines Center’ në Dallas janë shtyrë pasi këngëtari rezultoi pozitiv me COVID-19, thuhet sipas një deklarate të lëashuar nga arena.

Vendi njoftoi se turneu tashmë i vonuar prej kohësh i quajtur “Farewell Yellow Brick Road” nuk do të zhvillohet këtë të martë dhe të mërkurë.

“Me keqardhje të madhe datat e turneut të ‘Farewell Yellow Brick Road’ në Dallas, të përcaktuara për të martën, 25 janar dhe të mërkurën, 26 janar, duhet të shtyhen për shkak se Eltoni së fundmi doli pozitiv me virusin COVID-19. Për fat të mirë, Eltoni është plotësisht i vaksinuar dhe i përforcuar, dhe po përjeton vetëm simptoma të lehta. Fansat duhet të mbajnë biletat e tyre pasi do të nderohen në datat e riplanifikuara që do të shpallen së shpejti. Eltoni dhe turneu ‘Farewell Yellow Brick Road’ presin me padurim të kthehen në skenë së shpejti”, shkroi arena në një deklaratë.

Këngëtari sapo ishte kthyer me organizimin e koncerteve live pas një pauze gati dy vjeçare për shkak të pandemisë. Turneu u vonua gjithashtu vitin e kaluar pasi ai iu nënshtrua një operacioni në kofshë.

John kishte shpallur datat e turneut në qershor të vitit 2021, duke thënë në atë kohë: “Shfaqjet që unë shpall sot do të jenë datat e fundit të turneut tim ndonjëherë në Amerikën e Veriut dhe Evropë. Unë do të dalë në mënyrën më të madhe të mundshme, duke performuar më të mirën time, me produksionin më spektakolar që kam pasur ndonjëherë, duke luajtur në vende që kanë pasur aq rëndësi për mua gjatë gjithë karrierës sime”.

Të këshilluara

Kim Kardashian refuzon të flas për Kanye

Kim Kardashian nuk është duke komunikuar me ish-bashkëshortn e saj 44-veçar Kanye West. Ylli I “Keeping Up With the Kardashians” thjesht dëshiron të ec pëpara b...

10:56

Ndërron jetë aktori i njohur turk

Aktori i njohur turk Ayberk Pekcan ka ndërruar jetë në moshën 51 vjecare. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga mediat e huaja. Sipas tyre, aktori vuant...

18:44

Ndërron jetë djali i aktorit Michael Madsen

Djali i  aktorit  Michael Madsen, Hudson , ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare. Ai dyshohet se ka kryer  vetëvrasje pasi u gjet i vdekur nga një plagë me a...

16:36

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI