Flash

E quajti prositutë, Cardi B fiton gjyqin ndaj blogeres

Lapsi.al 26 January 2022
E quajti prositutë, Cardi B fiton gjyqin ndaj blogeres

Reperja e njohur Cardi B ka fituar një gjyq këtë të hënë kunder krijueses së videove në “Youtube” Tasha K. Ajo e ka akuzuar atë për cënim privatësie, shpifje, dhe shkaktim të qëllimshëm të stresit dhe shqetësimit emocional.

Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Almanzar, u vu në shënjestër nga Latasha Transrina Kebe, e cila njihet si Tasha K, në një fushatë për të “dëmtuar dhe shkatërruar” reputacionin midis fansave të saj, sipas një padie të ngritur në vitin 2019, në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në rrethin verior të Georgia-s.

“Kebe publikoi deklarata të shumta të rreme dhe shpifëse në lidhje me Cardi B, duke përfshirë se ishte një prostitutë, përdoruese kokaine, dhe se ajo kishte e ka ende herpes,” thuhej në padi, e cila u ngrit kundër Tasha K dhe Kebe Studios LLC.

“Duke bërë dhe publikuar deklaratat dhe fushatën e videove ngacmuese, duke përfshirë videot shpifëse, të pandehurit synonin t’i shkaktonin paditësit shqetësim emocional,” thuhej në padi, dhe gjithashtu pretendonte se Cardi B “vuajti poshtërime mjaft të rënda” dhe “gjendje mendore ankthi”.

Kështu, Cardi B e ka fituar këtë gjyq duke u shpërblyer me jo pak, por me një shumë prej 1 milionë dollarësh.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja Kathryn Kates

Kathryn Kates ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare. Lajmin e trishtë për vdekjen e aktores e kanë dhënë përfaqësuesit e saj, të cilët konfirmuan se Kates nd...

15:27

Kim Kardashian refuzon të flas për Kanye

Kim Kardashian nuk është duke komunikuar me ish-bashkëshortn e saj 44-veçar Kanye West. Ylli I “Keeping Up With the Kardashians” thjesht dëshiron të ec pëpara b...

10:56

Ndërron jetë aktori i njohur turk

Aktori i njohur turk Ayberk Pekcan ka ndërruar jetë në moshën 51 vjecare. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga mediat e huaja. Sipas tyre, aktori vuant...

18:44

Ndërron jetë djali i aktorit Michael Madsen

Djali i  aktorit  Michael Madsen, Hudson , ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare. Ai dyshohet se ka kryer  vetëvrasje pasi u gjet i vdekur nga një plagë me a...

16:36

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI