Flash

Afera e inceneratorëve, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Stela Gugalljan dhe Klodian Zoton

Lapsi.al 26 January 2022
Afera e inceneratorëve, SPAK shpall në kërkim

Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Dy të akuzuarit për aferën me inceneratorin e Elbasanit janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK pas kontrolleve që policia e shtetit ka bërë brenda vendit nuk janë gjetur. Për aferën 3.6 milionë euro të inceneratorit të Elbasanit në pranga u vu ish-ministri Lefter Koka ndërsa dy të tjerët u shpallën në kërkim në akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Stela Gugallja kërkohet në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k  kurse Klodian Zoto, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar për këtë aferë. Ndërkohë që pak ditë më parë SPAK vendosi nën sekuestro inceneratorin e Elbasanit dhe po vijon hetimet për mbledhjen e provave të nevojshme për persona të tjerë, funksionarë publikë dhe persona fizik dhe juridikë privatë, për të cilët ka dyshime se mundet të jenë përfshirë në kryerjen e veprimeve të paligjshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Sipas MeteoAlb: Vala e të ftohtit gradualisht do të filloj të largohet nga vendi ynë duke bërë që temperaturat e ajrit të pësojnë rritje në të dyja vlerat di...

07:47

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI