Flash

Temperatura deri në -20 gradë, ARRSH thirrje për përdorimin e zinxhirëve

Lapsi.al 25 January 2022
Temperatura deri në -20 gradë, ARRSH thirrje për përdorimin

Temperaturat deri në -20 gradë celsius kanë përfshirë vendin tonë prej dy ditësh duke sjellë probleme dhe prani të ngricave në shumë zona të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se temperaturat nën zero kanë sjellë ngrica në rrugë por fatmirësisht qarkullimi bëhet pa probleme në të gjithë akset kombëtare.

Sipas ARRSH-së qarkullimi me zinxhirë bëhet vetëm në akset Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec për shkak të pranisë së borës dhe të akullit në rrugë.

Gjithashtu bëhet apel të gjithë drejtuesve të mjetëve që të respektojnë shpejtësinë në rrugë dhe të mos lëvizin pa goma dimërore dhe zinxhirë.

“Gjatë natës ka pasur temperatura nën 0°C  në të gjithë vendin, në zonat malore kanë arritur deri në -20°C ? pa krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve.

Kontraktorët me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren? kanë bërë shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat .

Në akset Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec qarkullimi bëhet me zinxhirë, po punohet për pastrimin nga dëbora.

Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore ?të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Të këshilluara

Merr flakë makina në Vlorë

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të martë në Vlorë. Mjeti tip “Mercedes Benz” ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit në lagjen “10 Korriku” të...

10:17

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI