Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Veliaj në betejë, për allatet e Ramës

Lapsi.al 25 January 2022
Veliaj në betejë, për allatet e Ramës

Erion Veliaj nuk është rrugaç. Ai nuk është as i fortë dhe as “danoç Tirone”, megjithë sforcimin për të folur me slang tirons prej urëvajgurori. Për hir të vërtetës, duhet thënë se Erion Veliajt nuk i kanë dalë as lidhje me banditë apo kriminelë, një tipar dallues ky i organiztaës së Rilindjes. Veshja gjuhësore që ai përdori në takimin e famshëm kundër Dukës, nuk përputhet me thelbin e tij. Kompleksi i “çunit të mamit” nuk shërohet nga dendësia e përmendjes së organeve gjenitale vend e pavend. Shkurt, ai përgjim që dëgjuam të gjithë nuk i shkon Erion Velisë, ai nuk është Erion Velija.

Po atëherë pse u detyrua kryetari i bashkisë të dalë nga vetja dhe të luajë një rol që nuk i përshtatet aspak? Nuk ka dyshim, që lufta për të rrëzuar Armando Dukën nga kryetar i FSHF, është sfida e Edi Ramës dhe jo e medemek aksionerit të Tironës, që përfaqësohet nga kreu i bashkisë. Për arsye që kuptohen por edhe për të tjera që ende janë një mister, kryeministri ka vendosur të fusë në dorë edhe “ishullin e fundit” që i ka dalë jashtë kontrollit. Edi Rama ka qenë një mik i Dukës, madje dhe i afërt. Ai nuk ka lënë rast pa dalë në krah të tij, sidomos kur ekipi kombëtar ia doli të kualifikohej për Euro 2016. Mjafton një rifreskim i memories për të risjellë imazhet kur kryeministri dizenjonte me “doçkat e tij” bluzën e Kombëtares, priste ekipin në kryeministri, përqafohej me Dukën dhe bënte batutat plot kripë me Xhani de Biazin.

Lexo me tej:

Fytyra tjetër e Erion Veliajt/ Gjuha e rrugaçit që shantazhon me SPAK kapjen e futbollit

Një arsye e sulmit të organizuar të Rilindjes ndaj Dukës mund të jetë edhe fakti që Rama nuk e ka më federatën një mekanizëm elektoral për ta përdorur sa herë i duhet. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, kreu i FSHF u rreshtua në kampin opozitar, madje duke i ndihmuar vëllait të tij që kandidonte në listën e PD për Durrësin. Megjithatë, duke parë shproporcionalitetin e sulmit, keqpërdorimin e Velisë apo skuadriljeve të tatimeve e hetimeve, motivi politik tingëllon i pamjaftueshëm. Duhet të ketë një arsye tjetër, më të madhe, që e shndërroi këtë çështje në një luftë të këtyre përmasave.

Por cilatdo qofshin arsyet, ato lidhen drejtpërdrejt me Edi Ramën. Është ky që i ka kërkuar kreytarit të Bashkisë të hidhet në sulm dhe të sigurojë votat e pashallëkut që drejton. Dhe sigurisht, që nën ankthin e përhershëm të rikandidimit për mandatin e tretë, Veliaj nuk ka ngurruar të demonstrojë zellin e tepruar. Ai ka dashur t’i dëshmojë bosit të tij devotshmërinë për t’i shërbyer në aksionin e kapjes së FSHF. Nuk mund të shpjegohet ndryshe që një kryetar bashkie që ul kokën dhe zërin kur shefi i kërkon të lyejë shkallët e pallatit, bëhet arrogant dhe reklamon allate hekuri në një përplasje që e paraqet si personale.

Veliaj do t’i kishte patur vërtetë prej hekuri nëse do t’i kishte thënë jo Ramës, për të hyrë në një betejë që nuk është e tija as legalisht as moralisht. Mirëpo cilësia e materialit të organeve në fjalë, vihet në dyshim pasi edhe në këtë rast, Erjon Velija është programuar për shërbimin e radhës. Njësoj si me Teatrin. Për të rifituar të drejtën e kandidimit dhe për të mbajtur gjallë shpresën se një ditë do të jetë ai vetë në vend të atij që sot e urdhëron, Veliaj është i gatshëm për gjithçka. Të bëjë edhe të fortin me dialekt tirons, madje të tregojë sikur i ka të hekurta pikërisht ato që i mungojnë. 

Prandaj edhe në këtë rast, nuk është ai përgjegjësi i skandalit që po ndodh me ndërhyrjen e pushtetit në federatën e futbollit. Prapa këtij sulmi qëndron Edi Rama. Erjon Veliaj është lëshuar në aksion me urdhër dhe i duhet jo vetëm ta zbatojë atë, por edhe të dëshmojë se i beson dhe vepron me vullnet të lirë. Problemi i vetëm është se nga zjarri i pasionit për t’i shërbyer shefit të madh, kryetari i bashkisë i kaloi disa vija të kuqe. Jo fjalët me pullë të kuqe. Kërcënimet në emër të drejtësisë dhe shantazhi në emër të pushtetit, në një vend normal do ta kishin vënë në diskutim mandatin e një të zgjedhuri. Prandaj edhe shërbimi ka një masë dhe Erjon Velija duhet të bëjë kujdes për të mos dejgur veten në zjarrin e pasionit spiropalist për bosin e tij.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Veliaj, masha e djegur e Edi Ramës

Me njerëzit e futbollit po përsëritet e njëjta fabul si me aktorët e teatrit. Pushteti autokratik i Edi Ramës ka vendosur të rrëmbejë edhe “ishullin e fundit” j...

18:09

As Basha, as Berisha

Lufta Civile në Partinë Demokratike në Shqipëri tash po futet në fazën e saj më të rrezikshme, atë të ndarjes definitive të këtij subjekti, për t’i hapur rrugë ...

13:36

Me poture ulur nderojmë sulltanin

Edi Rama i është rikthyer një manipulimi që e ka perfeksionuar deri në detaje: atij që tenton të hiperbolizojë një çikërimë qesharake, duke lënë në hije një të ...

22:24

Pse Rama po zgërdhihet me PD

Porsa u shuan skenat luftarake në selinë e PD-së kryeministri Rama nuk i ka shpëtuar dot tundimit për ti “varur teneqen” budallejve që ai ka si opozitë.  Sar...

16:54

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43