Flash

Mbi dy mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë dhe dy viktima në 24 orët e fundit

Lapsi.al 24 January 2022
Mbi dy mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë dhe dy

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga COVID-19.  Gjatë kësaj kohe janë raportuar 2,243 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 465 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170.

"Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.861 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës.

Deri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 8.416 testime, 2.243 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170.

Në total numri i rasteve aktive është 19.519", njofton IKSHPK.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI