Flash

I jep fund jetës djali i aktores Regina King

Lapsi.al 24 January 2022
I jep fund jetës djali i aktores Regina King

Ian Alexander Jr., djali i vetëm i aktores së njohur Regina King, ka ndërruar jetë pasi ka kryer vetëvrasje.

Aktorja e konfirmoi lajmin tragjik në një deklaratë për PEOPLE.

“Familja jonë është e shkatërruar në nivelin më të thellë nga humbja e Ian-it”, thuhet në deklaratë. “Ai është një dritë kaq e ndritshme që kujdesej aq shumë për lumturinë e të tjerëve. Familja jonë kërkon konsideratë të respektueshme gjatë kësaj kohe private. Faleminderit."

Ditëlindja e 26-të e Ian Alexander ishte të mërkurën. Ai ishte fëmija i vetëm i fitueses së çmimit Oscar me ish-burrin e saj, producentin Ian Alexander Sr.

Ian ishte një DJ dhe nuk dihen aryet që e çuan drejt aktit ekstrem.

“Ju nuk e dini se çfarë është dashuria e pakushtëzuar,” -tha ajo referuar të birit në vitin 2007 gjatë një interviste për Time. “Mund të thuash se po, por nëse nuk ke një fëmijë, nuk e di se çfarë është kjo. Kur e përjeton, është [gjëja] më përmbushëse ndonjëherë.”

King dhe djali i saj i ndjerë kishin tatuazhe të ngjashme ku shkruhej "dashuri e pakushtëzuar".

Fansat tani po kërkojnë përgjigje, duke lexuar mesazhet e tij të fundit në mediat sociale.

“E keni parasysh atë episod të SpongeBob ku ata hyjnë në trurin e tij dhe është një tufë mini sfungjerësh që humbasin toruan…..po, ajo me të vërtetë është kaq e kuptueshme”, shkroi Ian pesë ditë para vdekjes së tij.

Në një postim tjetër të fundit në Twitter, DJ reflektoi mbi marrëdhënien e tij me mediat sociale, duke shkruar:

"Unë nuk mendoj se instagrami është i shëndetshëm për mua".

Të këshilluara

Johnny Depp i rikthehet aktrimit

Aktori i njohur Johnny Depp së fundmi i është rikthyer aktrimit. Sipas mediave të huaja, aktori po përgatitet të luajë rolin e mbretit francez Louis XV. Ky ë...

16:09

Të gjithë kundra Julia Fox

Julia Fox po i qartëson gjërat për të gjithë sa i përket romancës së saj me Kanye West. Gjatë podcast-it Forbidden Fruits, aktorja 31-vjeçare foli për një pj...

15:15

Ndahet nga jeta djali i Regina King

Djali i aktores së njohur, Regina King, Ian Alexander Jr, ka ndërruar jetë si pasojë e vetëvrasjes në moshën 26-vjeçare. Lajmi u konfirmua për mediat nga për...

15:17

Aktori i njohur, së shpejti 'James Bond' i ri

Së fundmi , producentët e  filmit James Bond kanë  zbuluar se aktori i njohur Idris Elba është “pjesë e bisedës” për të qenë agjenti 007 i ardhshëm. Nv një i...

14:27

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI