Flash

Video virale/ Teksa raportonte live, gazetarja përplaset nga një makinë

Lapsi.al 22 January 2022
Video virale/ Teksa raportonte live, gazetarja përplaset nga një
Shumë gjëra mund të ndodhin gjatë një transmetimi ‘live’ dhe mbi të gjitha kur gazetarët janë në terren. Një aksident, që fatmirësisht nuk përfundoi me dëme të mëdha, i ka ndodhur një gazetareje nga Virxhinia Perëndimore. Tori Yorgey, një reportere për degën e NBC, WSAZ në Huntington, u godit papritur nga një makinë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, u rrëzua dhe u ngrit menjëherë për të përfunduar raportimin e saj. Incidenti ndodhi të mërkurën në mbrëmje, ndërsa Yorgey po raportonte për motin e keq. Në klip, ajo është përballë kamerës kur një makinë i vjen nga pas dhe e godet pas shpine. Yorgey përkulet përpara, e tronditur, duke thënë: “O Zot. Sapo më përplasi një makinë, por jam mirë! Është gjithçka mirë! Jam shumë e lumtur që jam mirë!” Në klip, shoferja që e goditi dëgjohet duke kërkuar falje dhe Yorgey përgjigjet: "Zonjë, ju jeni shumë e ëmbël, jam mirë." Yorgey iu rikthye raportimit të saj, menjëherë pas ngjarjes. Ajo tha të enjten se është vizituar dhe se ndihet mirë, përveç një dhimbjeje të vogël në shpinë dhe në këmbën e djathtë.

Të këshilluara

Genta Ismajli nënë për herë të parë

Genta Ismajli ka pritur sot binjakët e saj një djalë edhe një vajzë. Ajo dhe partneri i saj Huseyin Usta janë kompletuar edhe më shumë. Këngëtarja ka disa di...

17:33

Ndërron jetë këngëtari i njohur

Këngëtari Meat Loaf është ndarë nga jeta në moshën 74 vjeçare. Lajmi u bë i ditur për fansat përmes një deklarate në faqen e tij zyrtare në Facebook. "Zemërt...

15:36

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI