Flash

Arnold Schwarzenegger bëhet pjesë e një aksidenti automobilistik

Lapsi.al 22 January 2022
Arnold Schwarzenegger bëhet pjesë e një aksidenti automobilistik
Arnold Schwarzenegger është bërë pjesë e një aksidenti automobilistik me shumë automjete, duke lënë një grua të plagosur. Mediat e huaja konfirmojnë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, por meraku i vetëm është gruaja e plagosur, siç tregoi një burim për “People”. Departamenti i policisë së Los Angeles konfirmoi se një aksident ka ndodhur në Sunset Blvd dhe Allenford Ave. Siç u raportua fillimisht nga TMZ, makina e tij u rrotullua mbi automjetin tjetër përpara se të kthehej dhe të rrotullohej mbi një Porsche Cayenne. Shoferja në timonin e makinës tjetër, e cila mësohet se është një grua e paidentifikuar, ka pësuar lëndime dhe është transportuar me ambulancë në spital. “ABC 7” raportoi se askush nuk është arrestuar dhe alkooli nuk besohet të ketë qenë një faktor. Aksidenti i raportuar vjen pasi divorci i Schwarzenegger nga Maria Shriver u finalizua të martën, 10 vjet pasi ata u ndanë. Të dy u divorcuan në Gjykatën e Lartë të Los Angeles, përmes dokumenteve gjyqësore.

TMZ ka raportuar se Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shiver mund kenë ndarë në mes një pasuri prej plot 400 milionë dollarësh.

Marrëdhënia e tyre nisi të tatëpjetën kur u zbulua se Arnold Schwarzenegger, 74 vjeç, kishte një fëmijë me kujdestaren e dikurshme të familjes, Mildred Baena.

Aktori e fshehu për vite me radhë sekretin që ishte baba i Joseph, djalit të Mildred, e cila pretendonte se i ati i djalit ishte ish-bashkëshorti i saj.

Mirëpo ngjashmëria e Joseph me Schwarzenegger bënë që Maria të vinte në dyshim e të pyeste Mildred për atësinë e djalit.

“Është një situatë shumë e vështirë për djalin dhe është një situatë shumë e vështirë për fëmijët e mi,” tha Arnold për Howard Stern në vitin 2015. “Situatë shumë e vështirë për familjen time. Ishte e vështirë për të gjithë. Por tashmë ka ndodhur dhe na duhet ta kalojmë, apo jo?”

Aktori i “Tarminator” ka katër fëmijë me tashmë ish-gruan: Katherine, 32 vjeçe, Christina, 30, Patrick 28, dhe Christopher, 24 vjeç.

Të këshilluara

Genta Ismajli nënë për herë të parë

Genta Ismajli ka pritur sot binjakët e saj një djalë edhe një vajzë. Ajo dhe partneri i saj Huseyin Usta janë kompletuar edhe më shumë. Këngëtarja ka disa di...

17:33

Ndërron jetë këngëtari i njohur

Këngëtari Meat Loaf është ndarë nga jeta në moshën 74 vjeçare. Lajmi u bë i ditur për fansat përmes një deklarate në faqen e tij zyrtare në Facebook. "Zemërt...

15:36

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI