Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Princ Harry pas tërheqjet nga rolet e tij mbretëror, kërkon sërish mbrojtjen e shtetit

Lapsi.al 21 January 2022
Princ Harry pas tërheqjet nga rolet e tij mbretëror, kërkon

Princi Harry aplikoi për një rishikim gjyqësor të një vendimi të mëparshëm të Zyrës së Brendshme që e pengonte atë nga financimi i mbrojtjes policore për veten dhe familjen e tij ndërsa ishte në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo erdhi pasi ai ishte i shqetësuar për sigurinë e tij dhe të familjes. Ndërsa një burim mbretëror tha se lëvizja dhe kërcënimi për veprime ligjore e kanë bërë Mbretëreshën Elizabeth të gjendet në një pikë të vështirë midis familjes dhe detyrave të saj si Mbretëreshë.

Duke folur për Us Weekly, vetëm disa ditë pas lutjeve të Harry-t për sigurinë, ekspertja mbretërore Kristin Contino, autorja e “A House Full of Windsor”, zbuloi se "është e vështirë për Mbretëreshën, si gjyshe, të mos jetë në gjendje të ndërhyjë". Contino vuri në dukje se mbretëresha nuk do të dalë kundër qeverisë dhe të thotë, ‘Epo, ju e dini, ju duhet t'i jepni atij siguri’. Kjo sepse për momentin, policia thotë se ka kryer një rishikim dhe arriti në përfundimin se kërcënimi konsiderohet i ulët për të.

Që kur u tërhoqën nga rolet e tyre si anëtarë të lartë të familjes mbretërore, Harry, gruaja e tij Meghan Markle dhe dy fëmijët e tyre kanë humbur mbrojtjen e policisë të financuar nga taksapaguesit. Edhe pse Harry ofroi ta paguante personalisht sigurinë në Mbretërinë e Bashkuar për veten dhe familjen e tij, oferta u refuzua.

"Mbretëria e Bashkuar do të jetë gjithmonë shtëpia e Princit Harry dhe një vend ku ai dëshiron që gruaja dhe fëmijët e tij të jenë të sigurt", tha përfaqësuesi ligjor i Harry-t në një deklaratë. "Me mungesën e mbrojtjes policore, vjen një rrezik shumë i madh personal. Duka dhe Dukesha e Sussex financojnë personalisht një ekip privat sigurie për familjen e tyre, megjithatë kjo siguri nuk mund të krahasohet me mbrojtjen e nevojshme policore gjatë kohës që janë në MB. Në mungesë të një mbrojtje e tillë, Princi Harry dhe familja e tij nuk janë në gjendje të kthehen në shtëpinë e tij."

Sipas burimeve, Mbretëreshës i ishte thënë për procedurat ligjore përpara se ato të bëheshin publike. Kjo mund të shënojë herën e parë që një anëtar i familjes mbretërore ka ngritur padi kundër qeverisë së Madhërisë së Saj.

Të këshilluara

Ndërron jetë këngëtari i njohur

Këngëtari Meat Loaf është ndarë nga jeta në moshën 74 vjeçare. Lajmi u bë i ditur për fansat përmes një deklarate në faqen e tij zyrtare në Facebook. "Zemërt...

15:36

Shtyhet koncerti i Adele në Las Vegas

Këngëtarja e njohur Adele  ka njoftuar së fundmi  shtyrjen e koncertit të saj në Las Vegas. Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Adele ka publikuar një vi...

12:35

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI