Flash

Pamela Anderson dhe bashkëshorti i saj i pestë, i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre

Lapsi.al 21 January 2022
Pamela Anderson dhe bashkëshorti i saj i pestë, i kanë

Aktorja dhe modelja e famshme Pamela Anderson dhe bashkëshorti i saj i pestë, Dan Hayhurst i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre të dashurisë pas vetëm 13 muajsh martesë.

Ish-aktorja e Baywatch ka bërë kërkesë për divorc në vendlindjen e saj, Kanada, ku ishte zhvendosur me bashkëshortin e saj të ri vitin që lamë pas. Mirëpo, duket se jo gjithçka shkoi siç duhet edhe kësaj here.

Ndarja vjen pothuajse një vit pasi Anderson kishte zyrtarizuar lidhjen me truprojën e saj pasi të dy ranë në dashuri. Po ashtu, si një konfirmim për këto zëra, Pamela u fotografua pa unazën e saj të martesës javën e kaluar.

Çifti u martua një ceremoni intime në prag të Krishtlindjeve në oborrin e shtëpisë së Anderson në ishullin Vancouver, Kanada. Ata i thanë “PO” njëri-tjetrit dhe u betuan për një dashuri që në fakt zgjati vetëm një vit.

“Jam pikërisht aty ku duhet të jem – në krahët e një njeriu që më do vërtet”, tha ajo për “Daily Mail” në një intervistë Janarin e kaluar.

Anderson u takua me Hayhurst, i cili jetonte në vend në ishullin Vancouver, gjatë ditëve të para të pandemisë dhe u tha që ata të dy nuk ishin shkëputur më prej njëri-tjetrit që prej asaj kohe.

Të këshilluara

Shtyhet koncerti i Adele në Las Vegas

Këngëtarja e njohur Adele  ka njoftuar së fundmi  shtyrjen e koncertit të saj në Las Vegas. Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Adele ka publikuar një vi...

12:35

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI