Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Fillon planifikimi i sezonit të dytë të 'Squid Game'

Lapsi.al 21 January 2022
Fillon planifikimi i sezonit të dytë të 'Squid Game'

Për të gjithë fansat e zjarrtë të serialit korean “Squid Game”. Krijuesi i serialit ka filluar të planifikojë sezonin e dytë, duke i dhënë dritë jeshile vazhdimit të historisë më të famshme në të gjithë botën, që ka mbajtur shikuesit para ekranit. Shefi ekzekutiv Ted Sarandos e konfirmoi këtë lajm, por pa dhënë ende një kohë të saktë se kur do të mund ta shohim në Netflix.

“Squid Game” bëri histori sërish duke u bërë seriali i parë televiziv në një gjuhë jo angleze, i cili ka marrë një nominim për çmimin e “Screen Actors Guild” (SAG).

Por jo vetë, është gjithashtu seriali i parë korean që merr këtë nominim.

Seriali me historinë e tij të veçante dhe personazhet që janë kthyer në më të preferuarit e publikut është i përzgjedhur për ansamblin më të mirë të serialeve dramatike, krahas “The Morning Show”, “Succession”, “The Handmaid’s Tale” dhe “Yellowstone”.

Yjet e “Squid Game”, Lee Jung-jae dhe Jung Ho-yeon gjithashtu morën nominime për aktorin më të mirë dhe aktoren më të mirë në një serial dramatic.

Çmimet SAG, të cilat votohen nga aktorë të tjerë, shihen si një nga pararendësit kryesorë për shfaqjet e mëvonshme të çmimeve.

Rikujtojmë se seriali korean u nominua dhe fitoi disa çmime edhe në ceremoninë “e heshtur” të “Golden Globes” disa ditë më parë. Një ndër çmimet e rrëmbeu dhe aktori O Yeong-su, i njohur si numri 001, si aktori më i mirë në një rol mbështetës.

Pika historike e “Squid Game” vjen tre vjet pasi thrilleri fitues i “Oscar” i Bong Joon-ho, “Parasite”, u bë projekti i parë në gjuhën jo-anglisht që fitoi një çmim SAG për ansambël filmash.

Të këshilluara

Shtyhet koncerti i Adele në Las Vegas

Këngëtarja e njohur Adele  ka njoftuar së fundmi  shtyrjen e koncertit të saj në Las Vegas. Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Adele ka publikuar një vi...

12:35

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI