Flash

"21 Janari"/ Rama: E kemi shlyer pjesën e detyrimit që na takon me dëshmorët

Lapsi.al 21 January 2022
"21 Janari"/ Rama: E kemi shlyer pjesën e detyrimit që na

Kryeministri Edi Rama, në një video “live” në Facebook, u shpreh se qeveria e tij “e ka shlyer pjesën e detyrimit që na takon me dëshmorët e 21 janarit”. Rama në fjalën e tij thekson se është e rëndësishme që të theksohet se nëse nuk gjenden fajtorët është e kotë të dëgjohen akuzat që ato hedhin ndaj nesh. Ndër të tjera ai thekson se ato e kanë shlyer përgjegjësinë ndaj viktimave pasi kanë hedhur gurët e themelit për Reformën në Drejtësi që përgojohet nga pala tjetër.

“Ka komentatorë që thonë se fajin për vrasjen e protestuesve e kam unë që i thirra. Por, fajtori gjendet njëri në Foltore dhe tjetri pas dyerve të blinduara të SHQUP-it. Këta nuk meritojnë koment dhe unë nuk do i komentoj këto komente. Koment meritojnë ata që thonë se fajin e kam unë që fajtorët e vërtetë vazhdojnë të jenë të lirë. Unë besoj se e kemi shlyer pjesën e detyrimit që na takon me dëshmorët e 21 janarit. E kam fjalën për Reformën në Drejtësi, e cila përgojohet dhe denigrohet përditë nga armiqtë e saj”, deklaroi Rama

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI