Flash

Publikohet raporti, Papa Benedikt në dijeni për priftërinjt abuzues në Mynih

Lapsi.al 20 January 2022
Publikohet raporti, Papa Benedikt në dijeni për priftërinjt

Papa Benedikti XVI e dinte për priftërinjtë që abuzonin me fëmijët kur ai ishte kryepeshkop i Mynihut nga viti 1977 deri në vitin 1981, sipas një raporti në kryepeshkopatë ditën e sotme, që ka hedhur poshtë mohimet e vazhdueshme të Benediktit.

"Ai ishte i informuar për faktet," tha avokati Martin Pusch në Mynih si pjesë e një paneli që shpalli përfundimet e hetimit. "Ne besojmë se ai mund të akuzohet për sjellje të pahijshme në katër raste.”

Dy prej këtyre rasteve kanë të bëjnë me abuzime të kryera gjatë mandatit të tij dhe të sanksionuara nga shteti, në të dyja rastet autorët kanë mbetur aktivë në kujdesin pastoral.

Benedikti vazhdon të mohojë akuzat, thanë avokatët në firmën ligjore Westpfahl Spilker Wastl, teksa zbuluan gjetjet e hetimit të tyre për abuzimin seksual historik në Kryedioqezën e Mynihut gjatë disa dekadave.

Ulrich Wastl gjatë konferencës për shtyp të së enjtes.

Por gjetjet janë një gjykim dënues për ish-Papën, i njohur atëherë si Kardinali Joseph Ratzinger, i cili është përballur për vite me spekulime rreth asaj se sa ai dinte.

"Gjatë kohës së tij në detyrë ka pasur raste abuzimi," tha Pusch, duke iu referuar Benediktit. “Në ato raste ata priftërinj vazhduan punën e tyre pa sanksione, kisha nuk bëri asgjë. Ai pretendon se nuk ka ditur për disa fakte, megjithëse ne besojmë se kjo nuk është kështu, sipas asaj që dimë.”

Të këshilluara

Paditet aktori i njohur

Aktori i njohur, Alec Baldwin është paditur nga familja e një ushtaraku të vrarë në Afganistan gjatë tërheqjes së trupave të administratës Biden. Në padi thu...

14:04

Nicole Kidman: Nuk kam mbaruar as gjimanzin

Nicole Kidman ka befasuar fansat e saj duke treguar se nuk e ka mbaruar kurrë shkollën e mesme. Duke folur me prezantuesin e radios ”KIIS FM Kyle Sandilands...

12:08

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI