Flash

Meta dekretoi datën e zgjedhjeve, kryeministri Rama mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste

Lapsi.al 20 January 2022
Meta dekretoi datën e zgjedhjeve, kryeministri Rama mbledh Kryesinë e

Kryeministri ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste dhe ka mbledhur Kryesinë e socialistëve për të diskutuar dy tema të rëndësishme. Mësohet se tema e parë që do të jetë në fokus të takimit ka të bëjë me organizimin e Kongresit të PS në datën 29 janar, pasi në këtë ditë do të shpalosen objektivat e qeverisë në këtë mandat qeverisës.

Së dyti, në këtë mbledhje kryesie pritet të flitet edhe për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit të mbetur pa kryetar. Drejtuesit politik të qarqeve kanë marrë emra të propozuara nga baza e anëtarëve të partisë në bashkitë përkatëse dhe do të bëjnë vlerësimet e duhura.

Kujtojmë se ditën e sotme presidenti Meta ka dekretuar datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale dhe ato do të zhvillohen në 6 mars 2022. Kështu janë 6 bashki ku do të mbahen zgjedhje: Lushnjë, Dibër, Vorë Shkodër, Durrës, Rrogozhinë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI