Flash

'Facebook', përballet me veprime ligjore në Britaninë e Madhe

Lapsi.al 20 January 2022
'Facebook', përballet me veprime ligjore në Britaninë e

Kompania Facebook, e njohur tashmë si Meta, së fundmi është paditur nga Britania e Madhe.

Sipas mediave, kompania po akuzohet se ka abuzuar me dominimin në treg duke shfrytëzuar të dhënat personale të 44 milionë përdoruesve. Dëmi që Facebook mund të paguajë për këtë është 3.2 miliardë dollarë. Liza Lovdahl Gormsen, një këshilltare e lartë e mbikëqyrësit të Autoritetit të Sjelljes Financiare të Britanisë, deklaroi se po e paraqiste çështjen në emër të njerëzve në Britani që kishin përdorur Facebook midis viteve 2015 dhe 2019.Padia, e cila do të shqyrtohet nga ‘Competition Appeal Tribubal’ në Londër, pretendon se Facebook fitoi para duke vendosur kushte të padrejta që kërkonin nga konsumatorët të dorëzonin të dhëna personale të vlefshme për të hyrë në rrjet.

Të këshilluara

Paditet aktori i njohur

Aktori i njohur, Alec Baldwin është paditur nga familja e një ushtaraku të vrarë në Afganistan gjatë tërheqjes së trupave të administratës Biden. Në padi thu...

14:04

Nicole Kidman: Nuk kam mbaruar as gjimanzin

Nicole Kidman ka befasuar fansat e saj duke treguar se nuk e ka mbaruar kurrë shkollën e mesme. Duke folur me prezantuesin e radios ”KIIS FM Kyle Sandilands...

12:08

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI