Flash

Aktori i Marvel, Gaspard Ulliel, ndahet nga jeta pas një aksidenti me ski

Lapsi.al 20 January 2022
Aktori i Marvel, Gaspard Ulliel, ndahet nga jeta pas një aksidenti me ski

Aktori francez Gaspard Ulliel, i njohur më së shumti për rolin e Hannibal Lecter në "Hannibal Rising", ka vdekur në moshën 37-vjeçare pas një aksidenti me ski në Francën juglindore.

"Gaspard Ulliel u rrit me kinemanë dhe kinemaja u rrit me të. Ata e donin njëri-tjetrin çmendurisht," shkroi të mërkurën kryeministri francez Jean Castex.

Aksidenti ka ndodhur të martën në orën 16:00. sipas një deklarate të së mërkurës nga zyra e prokurorit Albertville.

Pasi Ulliel u largua nga maja e një piste blu, ai u përplas me një tjetër skiator dhe të dy ranë në tokë, thuhet në deklaratë. Skiatori tjetër nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Kur ekipi i urgjencës mbërriti në vendngjarje, Ulliel ishte ende i shtrirë në dëborë, pa ndjenja.

Ai u transportua me helikopter në Qendrën Spitalore Universitare të Grenoble ku u njoftua për vdekjen e tij të mërkurën pasdite.

Një hetim gjyqësor ka nisur me hetues të policisë së sigurisë së Alpes.

Ulliel fitoi famë për portretizimin e stilistit francez të modës Yves Saint Laurent në filmin biografik të vitit 2014, "Saint Laurent". Ai vazhdoi të fitojë një César për aktorin më të mirë, ekuivalentin e Francës me Oscar, për interpretimin e tij në filmin e Xavier Dolan, "It's Only the End of the World".

Paraqitja e tij e radhës në ekran do të jetë në serialin Marvel Disney+ "Moon Knight", i planifikuar të dalë në mars 2022.

Të këshilluara

Nicole Kidman: Nuk kam mbaruar as gjimanzin

Nicole Kidman ka befasuar fansat e saj duke treguar se nuk e ka mbaruar kurrë shkollën e mesme. Duke folur me prezantuesin e radios ”KIIS FM Kyle Sandilands...

12:08

Zbulohet ana e errët e Playboy

“Secrets of Playboy” është seriali që do të shfaqet premierë në A&E më 24 janar, i cili pritet të zbulojë anën jo aq të këndshme të “Playboy”. Aty thuhet se ...

15:18

Së shpejti, "Service95" nga Dua Lipa

Këngëtarja Dua Lipa ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm me fansat e saj. Përmes rrjetit të saj social, Instagram, Dua zbuloi se website i saj "Service95...

15:15

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI