Flash

I preket shtëpia te '5 Maji'/ Banori refuzon shembjen, hipën mbi çati: E kam shtëpinë me letra

Lapsi.al 19 January 2022
I preket shtëpia te '5 Maji'/ Banori refuzon shembjen, hipën

Forca të shumta policie kanë rrethuar mëngjesin e sotëm zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë pasi disa qytetarë po protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre. Banorët u kanë dalë përpara fadromave duke tentuar të pengojnë shembjet e banesave të tyre pasi nuk janë dakord me marrëveshjen me autoritetet vendore, duke e cilësuar atë si njëanshme. Një banor ka refuzuar që shtëpia e tij të shembet, në kuadër të rindërtimit. Shtetasi, i identifikuar Ledion Mziu, ka hipur në ballkon dhe refuzon të lërë shtëpinë.

"Bashkia e Tiranës po bën shembjen e një shtëpie të ligjshme, i ka nxjerrë banorët me dhunë jashtë, në kundërshtim me ligjin,jemi në proces gjyqësor të hapur, nuk kemi firmosur marrëveshjen, këtu është kopshti ku kam mbesën time, e cila po e sheh nga dritarja të gjithë ngjarjen. Pa dhe prindërit e vet që po ia merrte policia me forcë. Shikoni sa policë ka vënë në dispozicion Policia e Shtetit Erion Velisë një banesë të ligjshme, se nëse do kishte marrëveshje me Bashkinë, për 4 familjarë kanë sjellë një ushtri të tërë", thotë banori.

Sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, sigurohet se të gjithë banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re. Po kështu, poseduesit e banesave në proces legalizimi, tashmë do të përfitojnë të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë, në godinat e reja që po ngrihen në të njëjtën zonë.

 

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI